Kryefaqja / LAJME / Sulmoi policinë me armë, RENEA kap terroristin 35-vjeçar grek

Sulmoi policinë me armë, RENEA kap terroristin 35-vjeçar grek

Që prej paradites së sotme fshati Bularat i Gjirokastrës u ‘blindua’ nga policia, pasi kjo e fundit u vu në ndjekje të një 35-vjeçari grek që hapi zjarr ndaj mjetit të bluve. Pas disa orë kërkimesh, Kostandinos Kaçifa është arrestuar.

Gjithçka nisur rreth orës rreth 10:00, kur Kaçifa nisi të quante me armë zjarri në ajër, duke shkaktuar panik tek banorët e zonës, të cilët ishin mbledhur në qendër për të festuar festën e Greqisë, e cila si çdo vit po organizohej edhe në këtë fshat.

Menjëherë në drejtim të vendit nga vinin të shtënat kanë shkuar shërbimet e Policisë të cilat ishin të dislokuara në qendër të fshatit pasi do zhvillohej aktivitet me rastin e festës së Greqisë. Burime zyrtare nga policia bënë me dije se shtetasi Kostandinos Kaçifa pasi ka parë shërbimet e policisë që po afroheshin në drejtim të tij ka hapur zjarr me breshëri ndaj punonjësve të policisë duke rrezikuar jetën e tyre.

Fatmirësisht nga të shtënat nuk ka punonjës policie të plagosur, por vetëm është thyer xhami i mjetit të tyre. Policia menjëherë ka rrethuar zonën ku përsëri i riu ka hapur zjarr në drejtim të punonjësve të policisë që po e ndiqnin.

Kaçifa u fut në thellësi të fshatit ku forcat “Shqiponja” dhe shërbimet e tjera të Drejtorisë Vendore të Policisë vijuan krehjen e zonës për të bërë të mundur kapjen e tij. Në ndihmë të shërbimeve të Policisë së DVP Gjirokastër shkuan forcat speciale Renea, të cilat kanë bërë te mundur lokalizimin e dhe me pas arrestimin e autorit. “BalkanWeb” mëson se autori ishte fshehur pranë depos së ujit në Bularat, ndërkohë që mes tij dhe policisë ka pasur shkëmbim zjarri. Po ashtu 35-vjeçari qëlloi herë pas here ndaj policisë pasi kur u largua nga vendi i ngjarjes kishte edhe tre karikatore me vete.

Burimet thanë se Kaçifa jeton në Greqi dhe ka rreth një javë që ka ardhur në Bularat.

(ed.me/BalkanWeb)

Loading...
Loading...

Shiko poashtu

Dorëzohet Daçiq: KS i OKB s’mund të marrë vendim për Ushtrinë e Kosovës

Ministri i Jashtëm serb Ivica Daçiq shprehu dyshimin e tij se KS i OKB-së do …

Loading...