Prej mesditës së sotme Policia lokale dhe RENEA ishin në kërkim të 35-vjeçarit Kostandin Kacifa, i cili qëlloi mbi patrullën e uniformave blu.
Rreth orës 15: 45, Policia njofton se Forcat RENEA janë vënë në ndjekje të tij dhe në faqen e malit mbi depon e ujit të fshatit Bularat, Kostandinos Kaçifa është lokalizuar nga forcat speciale.
Forcat RENEA i kanë bërë thirrje të hedhë armën dhe të dorëzohet, por terroristi Kaçifa nuk i është përgjigjur thirrjes së herë pas hershme të policise, por ka hapur zjarr me arme duke rrezikuar seriozisht jetën e efektiveve edhe për shkak të terrenit ku mundësia e mbrojtjes ishte e ulët.
Forcat RENEA janë kundërpërgjigjur dhe gjatë shkëmbimit të zjarrit ka mbetur i vrarë K. Kaçifa.
Në vendngjarje ka mberritur grupi hetimor ku vijojnë veprimet e tjera, nen drejtimin e Prokurorise.