Kryefaqja / OPINION / A është duke ndodhur “Erdoganizimi” i Republikës së Kosovës?!

A është duke ndodhur “Erdoganizimi” i Republikës së Kosovës?!

Shkruan: Nehat Hyseni
Fenomene të ndryshme kanë përfshirë Kosovën “e lirë dhe të pavarur”, në rrugëtimet e saja me “zikzake” e kthesa të papritura, me sfida, marifetllëqe e akrobacione nga më të ndryshmet, drejtë ardhmërisë.
Njëra nga sfidat më të mëdha të vitit 2016, mbase mund të llogaritet përfundimi i mandatit të Presidentes (“nga zarfi”), Atifete Jahjagës, më 7 prill 2016 dhe deklarimi i saj se nuk do të kandidohej për mandatin e ardhshëm pesëvjeçar 2016-2021. 

Në fakt, zonja Jahjaga ishte Presidentja e parë në historinë e pasluftës, e cila e ushtroi mandatin e plotë pesëvjeçar të postit të Presidentit.

Ndërkaq, koalicioni qeverisës PDK-LDK që u vendos pas gjashtë muaj krize, të gjeneruar pikërisht nga ndikimi i PDK-së mbi vendimet e Gjykatës Kushtetuese të Kosovës, që nga shumë analistë dhe subjekte politike e media, u cilësua si “aset partiak i PDK-së” dhe kryetarit të saj, Hashim Thaçit, u vendos me kusht që LDK-ja ta votoj atë për President të Republikës së Kosovës. Pra, ky ishte kushti kryesor i koalicionit qeverisës PDK-LDK. 
Mosrrespektimi i këtij kushti, dmth. moszgjedhja eventuale e Hashim Thaçit President, koalicioni PDK-LDK do të prishej dhe, në pamundësi të krijimit të mazhorancës së re qeverisëse, vendi do të shkonte në zgjedhje të jashtëzakonëshme parlamentare. 

Kjo do të thotë se Isa Mustafa nuk do ishte më Kryeministër, si dhe ministrat e deputetët e Parlamentit të Kosovës.

Prandaj, në mbledhjen e 26 shkurtit 2016, në një atmosferë maksimalisht të tendosur me kundërshtimet dhe protestat e opozitës, që kishin bllokuar qendrën e Prishtinës dhe sheshin “Ibrahim Rugova” me tenda e pankarta.

Realisht, “opozita e bashkuar”VV-AAK-Nisma”, duke llogaritur në pakënaqësitë e mëdha dhe kundërshtimet e mbi 80% të popullit të Kosovës, por edhe të një krahu të deputetëve të LDK-së, llogariste se do e pengoj zgjedhjen e Hashim Thaçit President dhe se Kosova do të shkonte në zgjedhje të jashtëzakonëshme parlamentare.

Mirëpo, problemi i madh i opozitës ishte se, ata kishin bërë një llogaritje të gabuar, meqë kishin (keq) llogaritur kundërshtimin e popullit ndaj Hashim Thaçit, si mbështetje ndaj opozitës, ose ndaj Albin Kurtit personalisht!

Pikërisht ky fakt, sa duket edhe ishte pengesë kyçe që frenoi dhe pengoi daljen më masive të popullit për të mbështetur këtë protestë! 

Prandaj, paradoksalisht ndodhi efekti i kundërt i atyre protestave!

 Sepse, populli, si dhe deputetët e LDK-së që ishin kundër zgjedhjes së z. Thaçi president, iu friguan këtij “keqkuptimi”, dmth. se do të kuptohej si mbështjetje ndaj opozitës dhe ndaj Albin Kurtit dhe të tjerëve.

Prandaj, realisht, në vend që ta pengonte opozita dhe Albin Kurti zgjedhjen e Presidentit, na doli se ata, ndonëse në mënyrë indirekte, e mundësuan pikërisht zgjedhjen e Hasim Thaçit President të Republikës së Kosovës për mandatin 2016-2021!

Njëkohësisht, protestat e 26 shkurtit 2016 ishin më masoviket dhe paraqisnin kulmin e (mos) suksesit dhe dështimit të opozitës, meqë dështuan që ta pengojnë procesin e zgjedhjes së Presidentit në mbledhjen e Kuvendit të Kosovës, ku madje mori pjesë një deputet i Vetëvendosjes (Ilir Deda), në komisionin zgjedhor dhe në numërimin e votave, duke i dhënë legjitimitet dhe kredibilitet më të plotë këtij procesi.

Ky dështim i opozitës në pengimin e zgjedhjes së Hashim Thaçit President të Kosovës, njëkohësisht paraqet edhe fillimin e fundit të unitetit politik të opozitës, siç u pa edhe në protestën e 14 majit 2016, duke u ndarë dhe duke u “rigrupuar” në dy taborre: Vetëvendosja në njërën anë dhe AAK me Nismën, në anën tjetër.
Kështu, opozita na doli e dështuar, meqë nuk arriti ta krijoj mbështetjen e pretenduar dhe besimin gjithëpopullor.

Kështu, iu hap rruga qeverisjes “pa brenga” të mazhorancës aktuale PDK-LDK, si dhe dominimit të fuqishëm të skenës politike kosovare nga PDK, me dy figura politike qendrore: me kryetarin e ri të saj dhe kryeparlamentarin, Kadri Veseli, si dhe me Presidentin e ri, Hashim Thaçin.

Këto dy figura, aktualisht i kanë “bllokuar” mediat, e sidomos televizionet e Kosovës.

Derisa ish Presidentja Atifete Jahjaga shquhej për vizitat e shpeshëta dhe respektin e madh dhe mbështetjen që gëzonte jashtë vendit, në evenimentet dhe nga qarqet e qendrat më të rëndësishme ndërkombëtare, por dhe me impaktin tejet të vogël, më pak se minimal në politikën e brendëshme të Kosovës.

Ndërkaq, Presidenti i ri i Kosovës, Hashim Thaçi, sipas mendimit të shumicës në Kosovë, mbase është e kundërta e saj, meqë vizitat e tij ndërkombëtare janë më pak se minimale, krahasuar me paardhësen e tij. Kurse, impakti i tij në politikën e brendëshme është tejet i madh, madje duke u imponuar edhe mbi rolin dhe kompetencat kushtetuese që i ka në sistemin politik të demokracisë parlamentare që e ka sipas Kushtetutës aktuale të Republikës së Kosovës.
Sindromi i vendosjes së sistemit gjysmëpresidencial, ose presidencial që është duke ndodhur me insistimin e Presidentit Recep Tayip Erdogan në Republikën e Turqisë, që e detyroi Kryeministrin Ahmet Davutoglu të jep dorëheqje nga ky post, si dhe nga posti i kryetarit të partisë (AKP) të Erdoganit, mbase po na ndodhë edhe në Kosovë?!

Për dallim nga Republika e Turqisë, ku tentativa për forcimin e rolit të Presidentit nga Erdogani, hasi në kundërshtim të vendosur nga bashkëpunëtori dhe bashkëpartiaku i tij, Davutoglu, në Kosovë nuk na duket se, tani për tani, po i kundërvihet seriozisht Kryeministri Isa Mustafa apo ndokush tjetër, tendencave eventuale të ndryshimit radikal të sistemit politik të Republikës së Kosovës, të demokracisë parlamentare, duke e zëvendësuar atë , mbase, me atë presidencial apo gjysmëpresidencial?!

Loading...
Loading...
Loading...

Shiko poashtu

Tri shtyllat bazë të Shqiptarizmit janë: Familja, Atdheu dhe Kombi

Nga Kastriot Berishaj Ata kanë 1500 vite që kanë filluar fabrikimin e gënjeshtrave mesjetare, prapanike dhe …

Leave a Reply