Kryefaqja / LAJME / SPORT / Përveç medaljeve, tri super xhudistet nga Kosova fituan edhe pikë në rrugë për Lojërat Olimpike Tokyo 2020

Përveç medaljeve, tri super xhudistet nga Kosova fituan edhe pikë në rrugë për Lojërat Olimpike Tokyo 2020

Xhudistet nga Kosova morën tri medalje në Grand Slamin në Abu Dhabi.

Nora Gjakova u kurorëzua me medaljen e artë, ndërsa Majlinda Kelmendi dhe Distria Krasniqi morën nga një medalje të argjendtë.

Ky ishte një rikthim mrekullushëm për Majlinda Kelmendin, pasi ajo mungoi 14 muaj jashtë aktiviteteve sportive, mirëpo sot pësoi një lëndim në hundë, që doli të jetë pengesë për të vazhduar më tutje në finale, ku në fund u dorëzua.

Trajner i Majlindës, Drtion Kuka, tha se lëndimi nuk është serioz.

Përveç medaljeve të fituara, xhudistet nga Kosova grumbulluan edhe pikë të rëndësishme sa i përket rrugës për të marrë pjesë në Lojërat Olimpike Tokyo 2020.

Nora pas fitores i ka gjithsej 1000 pikë olimpike, kurse Mjalinda dhe Distria nga 700 pikë.

Loading...
Loading...

Shiko poashtu

Distria Krasniqi fiton medaljen e bronztë në Grand Prixin e Hagës, mposht kinezen brenda 20 sekondave

Xhudistja jonë, Distria Krasniqi ka arritur të fitojë medaljen e bronztë me anë të repesazhit …

Loading...