Kryefaqja / PERSONALITETE / Çifti DioGuardi, engjëjt mbrojtës të asaj që sot quhet shteti i Kosovës

Çifti DioGuardi, engjëjt mbrojtës të asaj që sot quhet shteti i Kosovës

Është e jashtëzakonshme ndihma që ka dhënë çifti DioGuardi për çështjen e Kosovës. Kjo punë filloi që në vitin 1896, kur DioGuardi, atëkohë kongresmen i Partisë Republikane do të paraqesë rezolutën e parë për të ekspozuar shkeljet e rënda të të drejtave të shqiptarëve nga regjimi serb në Kosovë. Rezoluta pati një rëndësi të veçantë, sepse vuri në pikëpyetje politikën e deriatëhershme të gabuar të departamentit amerikan për ta mbajtur Jugosllavinë të Bashkuar.

Një vit më vonë, liga qytetare shqiptaro-amerikane do të mundësojë paraqitjen e Ibrahim Rugovës dhe disa udhëheqësve të tjerë politikë shqiptarë nga Kosova para Kongresit Amerikan që të informojnë për abuzimet e Serbisë kundër tyre.

Liga e prirë nga DioGuardi dhe rigjeneruar nga ekspertja e Ballkanit, Sherli Kllojs, do të vazhdojnë aktivitetin e tyre për të sensibilizuar komunitetin hebraik të Amerikës për heroizmin e madh të shqiptarëve në mbrojtje të hebrenjve të Shqipërisë nga holokausti gjerman, për të bindur senatorin Doll të vizitojë Prishtinën me gjashtë senatorë të tjerë, në mënyrë që të ishin dëshmitarë të represionit serb në Kosovë dhe për ta bindur që UÇK-ja nuk ishte një organizatë terroriste. Të ndihmuar nga kontaktet e tyre në kongres, DioGuardi dhe Kloyes dhe anëtarët e tjerë të Ligës ishin që në fillim një zë i fuqishëm në SHBA në mbrojte të UÇK-së në mënyrë që ajo të mos pësonte fatin e PLO-së të Palestinës.

Çifti DioGuardi do të lobojë për Kosovën, duke shkuar nga një kontinent në tjetrin, për t’i bërë thirrje komunitetit shqiptar, por dhe të gjithë kongresmenëve amerikanë për t’u marrë më çështjen e Kosovës. Nuk është e nevojshme të shkruajmë me superlativa për këtë çift. Sepse, në fakt, superlativat i tregon kauza e tyre që të mahnit. Në këtë shkrim po ju sjellim agjendën dhjetëvjeçare të çiftit DioGuardi në ndihmë të Kosovës. Një punë kolosale që ka vetëm një epitet… e madhërishme…

1989 

Në qershor do të mbahen demonstratat e para në Uashington për çlirimin e Kosovës nga okupacioni serb si dhe për çlirimin e Adem Demaçit nga burgu.

1990 

DioGuardi shoqëron Rugovën në Ljubjanë për t’u takuar me komunitetin shqiptar dhe për t’i angazhuar dhe ata në përpjekjet për Kosovën.

DioGuardi shkon në Beograd bashkë me ekipin e Komitetit Kongresional të të drejtave të njeriut për të mbajtur një konferencë shtypi rreth shtypjes serbe mbi shqiptarët e Kosovës.
Më pas ai shpalli se do të vizitonte Kosovën për takuar elitën intelektuale dhe gazetare e aktiviste, ndër të cilët Dr. Zekeria Cana, Zenun Çelaj, Bajram Kelmendi, Ibrahim Rugova, Rexhep Qosja dhe Veton Surroi.

Maj – Qershor – Kongresmeni Tom Lantosh dhe DioGuardi kryesuan një delegacion për në Kosovë për të sfiduar pushtimin serb dhe më pas shkojnë në Tiranë, për t’i kërkuar udhëheqësit komunist Ramiz Alia që t’u bashkohej vendeve të tjera komuniste evropiane në heqjen e “perdes së hekurit” dhe hapjen e rrugës drejt demokracisë.

1991

Janar – DioGuardi sjell Iljaz Rahmajlin, Kryetar i Parlamentit të Kosovës në mërgim në Luksemburg për t’u takuar me Kongresmenin Tom Lantosh dhe Lordin Nikolas Bethel i Parlamentit Britanik dhe Evropian për të nënshkruar një deklaratë të përbashkët duke shpallur formimin e një “Grupi Ndërparlamentar për Mbrojtjen e Kosovës.”

Shkurt – DioGuardi dëshmon përpara Komitetit të Marrëdhënieve më Jashtë të Senatit Amerikan të bashkëkryesuar nga Senatorët Joe Biden dhe Klaiborne Pell si dhe paraqet të parin dokument zyrtar për pavarësinë e Kosovës, mbështetur në ligjet ndërkombëtare. Në këtë proces ai e krahason Milosheviçin me Hitlerin, Stalinin dhe Sadam Hyseinin.

Korrik – Liga Qytetare sponsorizon një demonstratë masive në Uashington përballë Shtepisë së Bardhë dhe Kongresit. Më shumë se 10.000 shqiptaro – amerikanë marshuan nga Shtëpia e Bardhë për në Kapitol Hill, duke demonstruar për lirinë e Kosovës. Senatorët Bob Dolle, Klaiborne Pell, Lerry Pressler, Al D’Amato dhe Kongresmenët Gilman, Lantosh, Porter dhe Broomfield i drejtohen masës së njerëzve që brohorisnin për pavarësinë e Kosovës.

Gusht – Më kerkesë të Ligës Qytetare, Bob Dole dhe gjashtë senatorë amerikanë vizitojnë Prishtinën për të parë drejtpërsëdrejti brutalitetin e ushtruar nga njerëzit e Milosheviçit.

1992 

Janar – Liga Qytetare prezanton një rezolutë plotësisht të dokumentuar të bashkë – sponsorizuar prej Kongresmenëve Lantosh e Gilman ku kërkohet njohja e pavarësisë së Kosovës.

Mars – Liga Qytetare sjell Adem Demaçin në Uashington, pas 28 vjetësh në burgjet serbe për të diskutuar krizën në Kosovë me Sekretarin e Shtetit Larry Igellberger dhe në Nju Jork për t’u takuar me Majorin e qytetit David Dinkins në Gracie Manson ku edhe nderohet si “Nelson Mandela i popullit shqiptar.”

1993 

Liga Qytetare çon Pjetër Arbnorin për t’u takuar me kongresmenin Gilman dhe Lantosh.

1994 

Shkurt – Joe DioGuardi dhe Këshilltarja e Çështjeve Ballkanike të Ligës, Shirley Cloyes, sjellin Presidentin Ibrahim Rugova dhe Kryeministrin në mërgim Bujar Bukoshi në Uashington D.C. për t’u takuar me Presidentin Bill Klinton në një pritje private përpara Lutjeve Vjetore të Mëngjesit, për të mbajtur një konferencë shtypi rreth Kosovës në Kapitol Hill si dhe për të marrë pjesë në një tur special dhe një pritje në Muzeumin e Holokaustit të sapohapur në SHBA. Ata udhëtuan për në Nju Jork për t’u takuar më komunitetin shqiptar dhe më Kardinalin Xhohn O’Koner në rezidencën e tij në Katederalen e Shën Patrikut.
1995 

Liga bën realitet vendosjen e Shqiperisë në seksionin e quajtur “Fisnikë midis Kombeve” në Muzeumin e Holokaustit në SHBA. Tre kongresmenë hebrenj, Gilman, Lantosh dhe Nadler, flasin në ceremoninë e sponsorizuar nga Liga si dhe në recepsionin përkujtimor. Për herë të parë në mendjet e udhëheqësve të hebreo – amerikanëve arrihet të bëhet një lidhje midis pastrimit etnik në Kosovë dhe gjenocidit të ushtruar ndaj hebrenjve gjatë Luftës së Dytë Botërore.

1998 

Shkurt – Liga Qytetare lëshon një deklaratë publike “Në Mbrojtje të Çështjes Kombëtare Shqiptare” nëpërmjet të cilës ajo shpall mbështetjen për UÇK-në dhe dënon qeverinë neokomuniste të Fatos Nanos për politikën e saj të korruptuar si dhe braktisjen që i ka bërë Çeshtjes Kombëtare Shqiptare.

Mars – Liga Qytetare e zhvendos fokusin e dëgjimit në Kongres me të derguarin e posaçëm, Robert Gellbard, nga Bosnja tek Kosova. I ndodhur përpara shumë pyetjeve, Gellbard detyrohet të tërheqë vlerësimin e tij të mëparshëm për UÇK-në si një organizatë “terroriste”. Liga Qytetare mban të parën demonstratë në Kapitol Hill në mbështetje të UÇK-së.
DioGuardi dëshmon përpara Komitetit të Helsinkit të Kongresit Amerikan dhe i kërkon që SHBA të ndërhyjë para se Milosheviçi të vrasë edhe më shumë shqiptarë.

Maj – DioGuardi dëshmon përpara Komitetit të Marrëdhënieve më Jashtë të Senatit në një dëgjim kongresional për Kosovën duke kritikuar politikën e jashtme të SHBA-ve atje dhe duke u përplasur hapur me Senatorin Biden mbi nevojën urgjente të një ndërhyrjeje ushtarake amerikane në Kosovë.

Qershor – DioGuardi përsëri dëshmon përpara Komitetit të Helsinkit të Kongresit Amerikan, këtë herë rreth pushtimit serb në Kosovë dhe nevojën e padisë ndaj Milosheviçit si kriminel lufte.

Gusht – Cloyes fillon punë më Partinë Transnacionale Radikale në dokumentimin e materialeve për t’i paraqitur në Hagë për të paditur Milosheviçin si kriminel lufte.
DioGuardi dhe Cloyes udhëtojnë për në Romë për t’u takuar me Papa Gjon Pavlin e II si dhe në Bajram Curri, në Shqipëri për t’u takuar më refugjatët shqiptarë nga Kosova nën kujdesin e UNCHR më kerkesë të Kongresmenit Dana Rohrabcher si dhe takohen më udhëheqës të UÇK-së.

1999 

Janar – DioGuardi dhe Cloyes takohen me drejtuesit e komunitetit shqiptar në Londër në një darkë të organizuar nga përfaqësuesi i UÇK-së, Pleurat Sejdiu, e më pas udhëtojnë për në Paris për të marrë pjesë në një tjetër aktivitet të organizuar nga UÇK-ja më komunitetin e shqiptarëve të Francës.

Shkurt – Liga Qytetare lëshon një deklaratë publike, “Në mbrojtje të Kauzës Kombëtare Shqiptare” në të cilën ajo shpall mbështetjen për Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës.
DioGuardi dhe Cloyes shkojnë në Rambuje, Francë për t’i folur turmës së grumbulluar nën drejtimin e UÇK-së jashtë kështjellës ku mbaheshin bisedimet.
DioGuardi dhe Cloyes si dhe Kongresmeni Jim Trafikant janë folësit kryesorë të një konferencë nderkombëtare mbi Kosovën dhe paqen e stabilitetin në Ballkan, mbajtur në Tiranë. Ata ngrenë çështjen e pavarësisë së Kosovës në një konferencë shtypi më Sali Berishën si dhe në televizionin dhe radion shqiptare. DioGuardi, Cloyes dhe Trafikant gjithashtu konfrontojnë Kryeministrin shqiptar Pandeli Majko për shkak të mosgatishmërisë së tij për të mbështetur publikisht pavarësinë e Kosovës.

Janar – Korrik – DioGuardi dhe Cloyes përfaqësojnë pikëpamjen shqiptare para më shumë se 50 kanalave televizive dhe radiove amerikane dhe ndërkombëtare gjatë bombardimeve të NATO-s në Jugosllavi.

Mars – Cloyes dëshmon përkrah Senatorit Dole, Ambasadores Jean Kirkpatrick dhe Henry Kissinger përpara Komitetit të Marrëdhënieve Ndërkombëtare të Kongresit në mbeshtetje të vendosjes së trupave Amerikane në Kosovë.
Liga Qytetare mban një demonstratë përballë Kombeve të Bashkuara duke i kërkuar qeverisë së SHBA-së  të armatosë UÇK-në si dhe të vendosë trupat për të mbrojtur popullin e Kosovës. DioGuardi, Cloyes dhe Kongresmeni Trafikant marshojnë më 5.000 demonstrues përpara Misionit Serb.
Liga Qytetare mban një demonstratë të dytë përballë Kombeve të Bashkuara më liderët hebrenj në shenjë proteste ndaj gjenocidit që po godiste Kosovën.

Prill – Trafikant paraqet Aktin Ligjor H.Con.Res.1425 për Pavarësinë e Kosovës duke kërkuar armatosjen e UÇK-së, paditjen e Milosheviçit si kriminel lufte dhe pavarësimin e Kosovës nga Serbia.

Në situatën e rëndë që vazhdonte, me vdekje nga uria, tortura, përzënie masive dhe vrasje të shqiptarëve të Kosovës, Liga Qytetare mbajti një demonstratë në Uashington D.C. ku moren pjesë edhe Senatoret Josef Lieberman dhe Kongresmenët Ben Gilman, Jim Trafikant, Stenny Hoyer dhe Tom Lantosh duke i kërkuar qeverisë së SHBA-së të armatosë UÇK-në t’i sigurojë Kosovës pavarësinë dhe të padisë Milosheviçin si kriminel lufte.

Prill – Korrik DioGuardi dhe Cloyes vizitojnë udhëheqësit e komunitetit hebre, drejtojnë demonstrata dhe organizojnë konferenca shtypi për Kosovën në Dallas, Los Angelos, Detroit, Chikago, Milwaukee, Miami dhe Atlantik City.

Maj – DioGuardi dhe Cloyes udhëtojnë për në Van Kuver dhe Kolumbian Britanike për t’u takuar më komunitetin shqiptar dhe për t’iu adresuar atyre në një darkë multietnike e multifetare për interes të Doktorëve pa Kufi që vepronin në Kosovë.

Qershor – DioGuardi dhe Cloyes udhetojnë për tek komunitetet arbëreshe në Itali me gazetarët e “National Geographic” si këshilltar në përgatitjen e një artikulli të gjerë rreth kombit shqiptar.
DioGuardi dhe Cloyes shkojnë tek refugjatët kosovarë të vendosur në Bazën Ushtarake të Fort Dixit, në një takim emocional. Dhjetëra pjesëmarrës e takojnë DioGuardin për herë të dytë pas takimeve më të në ’90-n në Prishtinë.

Gusht – DioGuardi, Cloyes dhe tre anëtarë të Bordit të Liges Qytetare takohen me Arben Xhaferrin në Maqedoni si dhe bëjnë të parin udhëtim në Kosovën e lirë për të raportuar pas kthimit në Kongres mbi kushtet e pasluftës.

Tetor – DioGuardi dhe Cloyes, të ftuar nga ipeshkvu Mark Sopi marrin pjesë në një meshë në Bizhtashin për të perkujtuar gjithë kosovarët që sakrifikuan jetën e tyre për lirinë. Mesha e parë në Kosovën e lirë u nderua prej rreth 5.000 pjesmarrësish. Ata pastaj udhëtuan për në Prishtinë për t’u takuar me këshilltarin e zhvillimeve ekonomike të UNMIKU – t, Joly Dixon, e më pas në fshatrat Babajt e Bokës, Pejë dhe Gjakovë për t’u takuar më banorët vendas dhe zyrtarët lokalë.

Nëntor – Nje delegacion zyrtar i përbërë prej 18 anëtarësh të Ligës të drejtuar nga Joe DioGuardi dhe Cloyes u takuan më Arbën Xhaferrin në Tetovë, festuan Ditën e Flamurit në Prizren dhe Pejë më ftesë të gjeneralit Ramush Hajradinaj si dhe u takuan më figurat publike dhe profesionale të Kosovës në Prizren, Prishtinë dhe Gjakovë.

Më 28 Nëntor 1999, dhjetë vjet pas fillimit të pushtimit serb, në një Kosovë të lirë, por jo të pavarur, Joe DioGuardi, ish-Kongresmen dhe themelues i Ligës Qytetare Shqiptaro Amerikane më të shoqen e tij, njëkohësisht Këshilltare e Çeshtjeve Ballkanike, Shirley Cloyes, shprehet në ndërtesën e rindërtuar ku Lidhja e Prizrenit u mblodh për herë të parë në vitin 1878:

“Ju shqiptarë në Ballkan, mos kini frikë.
Trimi i mirë më shokë shumë në Washington.
E plot vëllezër e motra në Amerikë”

Loading...
Loading...

Shiko poashtu

Biografia sekrete e Sali Berishës

Në të kaluarën e herëshme familja e tij është shkëputur nga zonat e Detit Kaspik …

Loading...