Kryefaqja / OPINION / Vetëmbrojtja është ligji më i vjetër i natyrës, edhe në Shqipëri

Vetëmbrojtja është ligji më i vjetër i natyrës, edhe në Shqipëri

Nga Aurel Dasareti, USA, ekspert i shkencave ushtarake-psikologjike ([email protected])

Është e domosdoshme që edhe në trojet e arbrit të sundojë Ligji, i njëjtë për të gjithë, askush para ligjit.

Në vend që të qaje nëna e ndonjë polici të ndershëm, që vetëmbrohet nga plumbat e kriminelit gjatë kryerjes së detyrës (Operacionit të mbrojtjes së Rendit dhe Sigurisë së Shoqërisë), le të qaje nëna që e ka pjellë kopilin terrorist (vrasësin në tentativë), kushdo qoftë ai. Rruga e mbarë i qoftë. Për në skëterrë.

***

Pa pushtet (dhunë, forcë) prapa drejtësisë shoqëria mund të zhvillohet në anarki, por në anën tjetër, pa drejtësi prapa pushtetit, mund të zhvillohet në një shtet policor.

Kjo që thash (fjalia e mësipërme) është e përshtatshme për të përshkruar pse është e nevojshme qasja në përdorimin e fuqisë fizike (dhunës) dhe pse duhet të kemi rregulla për ushtrimin e pushtetit.

Shteti duhet të ofrojë shërbimin policor që i nevojitet shoqërisë dhe vendit. Dispozita (pjesë e një norme juridike që përmban një rregull të caktuar të sjelljes) përcakton parimin e monopolit të përdorimit të dhunës nga ana e policisë dhe rolin e policisë si aparat pushteti i shoqërisë civile. Për kryerjen e detyrave, policisë i caktohet një numër i madh autorizimesh dhe mjeteve të përshtatshme efektive.

Bazuar në këto, policia mund të vendosë urdhërime dhe ndalime ndaj qytetarëve, si dhe të ndërhyjë në gjykimin e tyre. Fuqia fizike (përdorimi forcës) është një nga mjetet që policisë i është shtuar në këtë rol. Një mundësi për të zbatuar urdhrat publike me forcë është një parakusht për të qenë në gjendje të kontrollojë dhe zbatojë Ligjin dhe Rendin. Ky mund të jetë një instrument i fortë dhe ndërhyrës, njëherësh duke lejuar policinë (e aftëson) të mbrojë qytetarët.

Autorizimet e policisë për të përdorur fuqinë fizike (dhunën) janë pra të justifikuara (arsyetuara) me konsideratën për interesat themelore të shoqërive. Për të legjitimuar këto autorizime, është i rëndësishëm besimi në zyrtarët (nëpunësit) e policisë. Besimi i qytetarëve është gjithashtu një parakusht për policinë që të kryejë detyrat e tyre në një mënyrë të mirë (ligjore). Nëse forcat policore veprojnë jashtë autorizimit apo i keqpërdorin ato, kjo mund të dëmtojë marrëdhëniet midis qytetarëve dhe policisë. Në të njëjtën kohë, qytetarët presin veprime nga policia. Prandaj, kjo do të ishte e dëmshme për qytetarët nëse policia nuk ushtron kompetencat e tyre pasi ata kanë qasje. Kjo, pra, mund të dëmtojë besimin e qytetarëve, nëse policia nuk i shfrytëzon autorizimet e tyre në të cilat kanë qasje.

***

Në një shtet ligjor, autoritetet e policisë janë të autorizuar për të zbatuar (kryer) vendimet qeveritare me anë të përdorimit të forcës (domethënë, edhe armëve aty ku është e domosdoshme, shumë e nevojshme, e pashmangshme).

Në një shtet ligjor, në parim, shteti është ai që ka të drejtën ekskluzive për ushtrimin e autoritetit policor, shpesh të referuar si “Monopoli i policisë së shtetit” ose “Monopoli i dhunës”. Një zyrtar shtetëror mund të ushtrojë autoritet policor nëse ai/ajo ka një pozicion të caktuar për një autoritet të tillë, eventualisht nëse atij personi i caktohet një autoritet i tillë.

Autoritet: E drejta për të ushtruar një pushtet, forca detyruese për t’iu bindur dikujt a diçkaje: Autoriteti i ligjit. Kryes. Përfaqësuesit kryesorë të pushtetit të një vendi: Autoritetet e larta (ushtarake) etj.

***

Është e domosdoshme që edhe në trojet e arbrit të sundojë Ligji, i njëjtë për të gjithë, askush para ligjit.

Respekti për Ligjin është kërkesa e parë në disiplinën ku një person mund të edukohet dhe rritet në nivelet e duhura morale, intelektuale, emocionale, atdhetare…

Loading...
Loading...
Loading...
Loading...

Shiko poashtu

Kocaqi: Rusia, sponsori kryesor i ndarjes së Shqipërisë në 5 copa

Moska zyrtare ftoi Tiranën dhe Shkupin për tu anëtarësuar në Unionin Euroaziatik. E ndërsa Maqedonia …

Loading...