Kryefaqja / OPINION / Tronditëse: A ishte Isa Mustafa agjent i UDB-së për operacione speciale jashtë Jugosllavisë?!

Tronditëse: A ishte Isa Mustafa agjent i UDB-së për operacione speciale jashtë Jugosllavisë?!


Kush dhe si u kontrollua 3 %, a ishte Beogradi vendimarrës në mënyrën e menaxhimit dhe bllokimin e Presidentit Rugova, dhe a u financua SHIK-u për luftën speciale ndaj Rugovës, LDK-së dhe Kosovës, deri në degradimin aktual të shtetit dhe shqiptarit?Kryeministri Isa Mustafa, pavarësisht pozititave në të cilat ndodhet sot e ka për borxh t’ia shpjegojë shqiptarëve se pse Qeveria në ekzil pat vendos për bllokimin e mjeteve Presidencës së Kosovës, dhe të gjitha institucioneve në Kosovë.

Isa Mustafa duhet të tregojë a ishte vendim i Bujar Bukoshit, apo ishte i përbashkët? Ai duhet të sqarojë se a u mor vendimi nga Beogradi dhe nëse këta vetëm ishin ezkekutues të atij vendimi. Kjo duket të ketë qenë kështu, dhe jo ndryshe, sepse një barrierë të tillë nuk kishte shqiptarë që e vendoste, që në mënyrë antikushtetuese, pra në kundërshtim me Kushtetutën e Kaçanikut, pasi Qeveria i përgjigjet Kuvendit dhe Presidentit. Kushtetuta e Kaçanikut ishte kryesisht presidenciale, pasi autoriteti i Presidentit ishte mbi institucionet tjera, meqë mandati i tij buronte nga populli.

Ky fakt ka kaluar pa u studiuar mirë dhe pa vëmendje të publicistikës shqiptare. Një situatë e tillë e shkeljes së Kushtetutës së Kaçanikut, nuk dëshmon papërgjegjësi personale, por kryerje të shërbimeve për llogari të tutorëve. Gjendja filloi të korrigjohet kur presioni popullor shkoi drejt maksimumit.

Nga që Beogradi e kontrollonte 3 % përmes Mustafës dhe Bukoshit, ata sigurisht me urdhëra të Beogradit e kanë urdhëruar bllokimin e institucioneve shtetërore të Republikës në Kosovës, dhe Presidencës, misionit të Rugovës, që të ngulfatet dhe kolapsojë.

Asnjëherë gjatë qëndrimit në Gjermani si ministër nuk ka komunikuar me presidentin Rugova, në fakt komunikimi i tij ishte përjashtues dhe bojkotues.

Fakti kyç që Mustafa nuk hoqi dorë nga detyrat ndaj Serbisë është se ai asnjëherë nuk hoqi dorë nga shtetësia jugosllave. Ishte ministër i Repulikës së Kosovës, dhe që nuk kishte kërkuar azil në Gjermani gjatë gjithë atyre viteve, dhe madje as gjermanishten nuk e kishte mësuar.

Mustafa pra duhet të shpjegojë qëndrimin e gjatë në Gjermani pa pasur një status të definuar, qoftë të azilantit, dhe pse mbet një jugosllav i devotshëm me dokumentacion. Pra, ai nuk besonte do të shkatërrohej Jugosllavia, ndryshe nuk ka kuptim tjetër.

Kjo shpjegon pse ka jetuar me pasaportë jugosllave. Fakti që ka jetuar me pasaportë Jugosllave dhe ka shfrytëzuar fondet e 3 %, mbështet dyshimet se ai mund të ishte i dërguar special i Beogradit që të jetë vendimmarrës, në qeveri.

Ata, Mustafa dhe Thaçi me marrjen nën kontroll të qeverisë dhe Presidencës janë në misionin e fundit të Beogradit, i cili me njerëzit e tij në krye të shtetit, po menaxhon me fatin e Kosovës dhe të shqiptarëve.

Dhe të gjitha marrëveshjet që duhet të nënshkruhen me Serbinë, Thaçi e Mustafa, punojnë jo më si marioneta por, si shërbyes të Beogradit.

Në fakt Isa Mustafa pretendonte publikisht se ishte një i përndjekur nga Serbia, bile si ministër i Qeverisë së Jusuf Zejnullahut, dhe për ti shpëtuar ‘ndjekjes’ ishte arratisur në Gjermani.

Por, sipas të gjitha procedurave standarde thuaja në perëndim, një i përndjekur politik kërkon strehim politik, që është edhe strehim për refugjatë, për t’iu garantuar siguria personale në shtetin ku emigron.

Por, Isa Mustafa nuk kishte kërkuar azil. Pra, me çfarë leje qëndrimi paska vepruar në Gjermani, ka shëtitur Europën?

Nëse do të ishte një i përndjekur nga Serbia, dhe duke pasur pozitë të rëndësishme, nuk mund të lëshonte shansin Serbia, pa një përndjekje nëpërmjet interpolit.

Ai ka luajtur rolin, se kinse Serbia po e ndjek. Ndërsa, shqiptarët gjithnjë janë mashtruar duke menduar se ai ishte një njeri i duhur për kombin, pasi po e rrezikonte familjen e tij.

A ishte Isa Mustafa i dërguar i UDB-së në LDK, për mbledhjen e fondit të 3 % dhe nëse ishte i autorizuar për operacionet speciale në botë për Jugosllavinë? Kjo më nuk është pyetje. Të gjitha gjërat dhe lufta speciale ndaj Rugovës dhe rugovistëve që po e bën në tërë këto vite, heqin çdo dilemë.

Ky pra shfaqet gjithnjë si t’ishte një udbash nga më të mëdhenjtë në ngjarje, kur zbulohet prania e tij e padukshme për opinionin, të dhëna që konfirmohen nga burime interne ndërkombëtare dhe të dhanat publike.

Po ashtu dalja e Mustafës në perëndim dekonspiroi organizimet ushtarake. Ju kujtohet që një grup nuk ra në ‘grackë’ të dekonspirimit. Ai grup ishte krijuar me qëllim të zbulimit të organizimit të mirëfilltë të rezitencës.

Kështu në diskrecion, ai ka vepruar me Dr.Fatmir Sejdiun, duke u treguar besnik deri në fund, që në fakt ishte pozicion mashtrues, dhe e kishte vetëm një qëllim, rrëzimin e Sejdiut, dhe duke e rimarrë përfundimisht Serbia në dorë fatin e Kosovës, pasi tashmë me PDK-në zotëronte plotësisht, duhej të merrej edhe kalaja kryesore, LDK-ja, e cila ende nuk po thyhej për shkak të fuqisë së rezistencës ndaj Serbisë, që e zotëronte pashpjegueshëm pas vdekjes së Rugovës.

Isa Mustafa e bllokoi Presidentin Rugova, erdhi me skenare në krye të LDK-së, dhe po e çon drejt humnerës këtë parti, së bashku me disa shpirtprishur, që partinë e Rugovës e shohin si pre të pasurimit dhe përfitimit.

/ Vijon

Anton Shala

Loading...
Loading...
Loading...

Shiko poashtu

Turqia, Serbia e komunizmi prapë janë këmbëkryq ndër shqiptarë

Nga Gani Mehmetaj Në Evropë askush nuk e ka luftuar Perandorinë turke e islamin më …

Leave a Reply