Kryefaqja / HISTORI / Amaneti i Ismail Qemalit në letrën që u dërgoi Shqiptarëve të Amerikës

Amaneti i Ismail Qemalit në letrën që u dërgoi Shqiptarëve të Amerikës

“Me dëshirën e madhe për të marrë pjesë në Konferencën e Paqes në Paris, Ismail Qemali pranoi ftesën e Qeverisë italiane, për një bashkëpunim të mundshëm në interes të çështjes shqiptare, dhe u nis për në Romë. Rrugës për në kryeqytetin italian «u urdhërua» të ndalonte në Peruxhia pasi «ata që e kishin ftuar nuk ndodheshin aty». Në këtë qytet, në rrethana akoma të errëta, burri i shtetit shqiptar mbylli sytë, më 24 janar 1919”

“Megjithatë, më 17 nëntor 1918, pak para vdekjes, në një letër që u dërgonte shqiptarëve të Amerikës, u linte «testament» që «mos të flinin dhe mos të kursenin asgjë për shpëtimin e Shqipërisë… dhe me çdo frymë të fitonin Kosovën, Manastirin edhe Janinën, megjithë Çamërinë”

Këto ditë, në prag të 96-vjetorit të Pavarësisë, doli në qarkullim libri Shqipëria dhe Shqiptarët , shkruar nga Ismail Qemal bej Vlora, më 1917, dhe publikuar, po atë vit, në revistën prestigjoze londineze Quarterly Revieë . Libri është përgatitur për botim nga Darling Ismail Vlora, duke i bashkangjitur një plotësim të gjerë historik, fryt i një pune të gjatë ku, përveç punimeve të historianëve tanë, autori është mbështetur në punime të huaja dhe në mjaft artikuj interesantë nga gazetat prestigjoze të kohës, si: «The Times», «The Neë York Times», «Le Temps», «Le Figaro», etj., burime të pakonsultuara më parë nga historianët tanë. Librit historik, i është bërë dhe një plotësim i gjerë historik dhe i janë bashkangjitur mjaft ilustrime. Libri ka 236 faqe dhe kushton 650 lekë. 
Parathënie
Më 28 qershor 1914, atentati i Sarajevos, ku mbeti i vrarë Arkiduka Franz Ferdinand i Austrisë (1863-1914), shërbeu si shkëndijë për shpërthimin e Luftës I-rë Botërore. Shqipëria, ndodhur mes shteteve ballkanike, që gjithnjë kishin ëndërruar ta coptonin territorin e saj, si dhe pa mbrojtjen e dy Fuqive të Mëdha të asaj kohe, Austro-Hungarisë dhe Italisë, rivaliteti i të cilave kishte ndihmuar në krijimin e shtetit shqiptar, por që gjatë Luftës u rreshtuan në dy fronte armike, shumë shpejt do kthehej në një fushë-beteje midis forcave ndërluftuese. Më 3 shtator 1914, pas gjashtë muaj «mbretërim», Princ Ëied-i, shoqëruar nga anëtarët e Qeverisë së tij, u largua nga Shqipëria (duke i kaluar «përkohësisht» pushtetin KNKsë), veprim që e bënë edhe mjaft politikanë e patriotë shqiptarë, të cilët i kaluan vitet e vështira të Luftës në Europë. Edhe Ismail Qemali, bashkë me familjen, u largua nga Shqipëria dhe jetoi kryesisht në Itali, Austri, Francë e Spanjë. Gjatë kësaj periudhe, në të kundërt të shumë politikanëve të tjerë, Ismail Qemali nuk bashkëpunoi me asnjë nga qeveritë europiane, që kishin interesa të drejtpërdrejta apo indirekte ndaj Shqipërisë. Në shtator 1916, Qeveria franceze, nëpërmjet vetë Kryeministrit, Aristide Briand (1862-1932), kërkoi të gjente mbështetjen e Ismail Qemalit në politikën e saj ballkanike. Edhe pse në kushte të vështira ekonomike, Ismail Qemali e refuzoi «ofertën» franceze sepse e kishte të qartë që pas Francës fshihej Serbia. Shtetet europiane, në ato vite, kush më shumë e kush më pak, kishin interesat e tyre ndaj Ballkanit, prandaj vëmendja e Ismail Qemalit u përqëndrua në orientimin politik të presidentit amerikan Thomas Ëoodroë Ëilson (1856-1924) dhe në sensibilizimin e opinionit ndërkombëtar ndaj çështjes shqiptare që, sigurisht, në përfundim të konfliktit, do rishikohej përsëri. Nga ana tjetër ishte në natyrën e Ismail Qemalit që, pasi të studionte mirë situatën politike ndërkombëtare, të gjente momentin e përshtatshëm për të vepruar, në dobi të vendit të tij. 
Botimet e I.Qemalit në revista botërore
Ndërsa ndodhej në Paris, gjatë viteve 1915-1918, në bashkëpunim me dy gazetarë të njohur, ameriakanin Ëilliam Morton Fullerton dhe anglezin Sommerville Story, Ismail Qemali nisi të shkruaj «Kujtimet» e tij. Pikërisht në këtë periudhë ai i dërgoi revistës së njohur londineze «Quarterly Revieë», artikullin e gjatë «Shqipëria dhe shqiptarët», që u botua në korrik 1917, Nr.452, f.140.Themeluar më 1809, nga publicisti i njohur John Murray (1778-1843), «Quarterly Revieë» ishte një revistë prestigjoze, në faqet e së cilës kishin publikuar shkrimet e tyre dhe kishin bashkëpunuar personalitete të shquar të kohës si Ëilliam Gifford, George Canning, Robert Southey, John Lockhart, Lord Byron, Ëalter Scott, Robert Southey, Ugo Foscolo, Roëland Prothero, etj, etj. «Shqipëria dhe shqiptarët», e «Shkëlqesisë së Tij Ismail Qemal Beut» (siç do shënonte editori i revistës, në krye të artikullit), u paraqit krahas shkrimeve të Reginald Farrer, Alfred Frank Tredgold, Davison Charles, Ëalter F.Ford, André Lebon, Gerard Baldëin Broën, Antonio Fabra Ribas, Prof. Sir Paul Vinogradoff, Edmund Gosse, etj. Në artikullin e tij, pasi jep një panoramë të shkurtër të historisë së popullit shqiptar, të dokeve dhe zakoneve, të vendit ku ata jetonin, të sakrificave të tyre në mbrojtje të lirisë, të luftës heroike nën udhëheqjen e Heroit Kombëtar Skënderbe, Ismail Qemali përshkruan qartë periudhën e vështirë që kaloi Shqipëria gjatë viteve 1908-1914, dhe «i tërheq vërejtje» Fuqive të Mëdha për qëndrimin e padrejtë që mbajtën ndaj popullit më të lashtë të Ballkanit, duke e sakrifikuar atë për të mbrojtur interesat e tyre. Duke e ditur që përfundimi i Luftës do t i ulte sërish në tryezë Fuqitë e Mëdha, Ismail Qemali e mbyll shkrimin e tij duke i bërë thirrje Europës për të korrigjuar këtë gabimin: «…Rindërtimi i bllokut ballkanik dhe garancia e pavarësisë së tij, është një nga faktorët më efikas për paqen në Lindje e në botë. Kjo ndërtesë ballkanike mund të konsolidohet vetëm me forcimin e Shqipërisë, e cila përbën njërën nga të katër kolonat që e mbajnë për të mos u rrëzuar…».
Amaneti për shqiptarët
I zgjedhur nga shqiptarët e Amerikës me detyrë për të mbrojtur të drejtat e popullit shqiptar pranë Konferencës së Paqes, Ismail Qemali u largua nga Franca dhe u vendos në Spanjë, duke lënë të papërfunduara «Kujtimet» si dhe vazhdimësinë e këtij artikulli i cili, siç shkruan S.Story, «do pasohej me një ose dy të tjerë». Me dëshirën e madhe për të marrë pjesë në Konferencën e Paqes në Paris, Ismail Qemali pranoi ftesën e Qeverisë italiane, për një bashkëpunim të mundshëm në interes të çështjes shqiptare, dhe u nis për në Romë. Rrugës për në kryeqytetin italian «u urdhërua» të ndalonte në Peruxhia pasi «ata që e kishin ftuar nuk ndodheshin aty». Në këtë qytet, në rrethana akoma të errëta, burri i shtetit shqiptar mbylli sytë, më 24 janar 1919. Ëndrra e tij, që ta shikonte pa vdekur Shqipërinë me kufijtë etnike, mbeti e parealizuar. Megjithatë, më 17 nëntor 1918, pak para vdekjes, në një letër që u dërgonte shqiptarëve të Amerikës, u linte «testament» që «mos të flinin dhe mos të kursenin asgjë për shpëtimin e Shqipërisë… dhe me çdo frymë të fitonin Kosovën, Manastirin edhe Janinën, megjithë Çamërinë».
100 vjetori Pavarësisë
Në qershor 1920, një vit pas vdekjes së Ismail Qemalit, Ë.M.Fullerton dhe S.Story publikuan, në Londër dhe Neë York, «Kujtimet» e burrit të shtetit shqiptar. Duke qenë se këto «Kujtime» ndërpriteshin në vitin 1909, për të plotësuar vazhdimësinë e tyre, S.Story i bashkangjiti të plotë artikullin «Shqipëria dhe shqiptarët» i cili, edhe pse shkurtazi, jepte informacione mbi Shqipërinë, deri në largimin e Ëied-it, më 1914. “Tashmë edhe pak vite na ndajnë nga 100-vjetori i Pavarësisë ndaj, këtë shkrim, duke i bërë plotësimet e nevojshme dhe pasuruar me ilustrime, po e ripublikojmë jo aq me qëllimin për të analizuar këtë ngjarje madhore të historisë së popullit tonë se sa duke shpresuar që të shërbejë, sado pak, për të plotësuar boshllëqet e mëdha dhe kontradiktat që ekzistojnë në evidentimin e saj, aq më tepër që, ky shkrim, mban firmën e vet protagonistit dhe farkëtuesit të Pavarësisë, duke na dhënë një tablo të qartë të përkushtimit të tij, për t i dhënë Atdheut të drejtën që meritonte. Gjithashtu, për të njëjtën arsye, kemi bashkangjitur disa artikuj mjaft interesant të shtypit perëndimor të kohës, të cilët i kemi lënë në gjuhën e tyre, pa i përkthyer dhe ndryshuar asgjë (edhe në ato raste kur disa emra paraqiten me ndonjë gabim drejtshkrimor), për të ruajtur origjinalitetin e tyre. Me rastin e 95-vjetorit të Pavarësisë, një pjesë e këtij shkrimi, u paraqit në Revistën «Univers» (Nr.IX, Tiranë 2007), me një koment të shkurtër nga prof.Koli Xoxi, koment të cilin po e bashkangjisim në këtë punim,” shkruan në librin e tij Darling Ismail Vlora.

Loading...
Loading...

Shiko poashtu

Pse ky gurë ‘tronditi’ historinë Greqisë?

Pllaka e gurit në ishullin grek të Lemnosit i përket shekullit të VI.p.e.r. dhe është …

Leave a Reply

Loading...