Kryefaqja / PERSONALITETE / Hero Zahir Pajaziti, Pushka e parë e lirisë

Hero Zahir Pajaziti, Pushka e parë e lirisë

Më 1 nëntor të vitit 1962 lindi dëshmori Zahir Pajaziti.

Zahir Pajaziti lindi në Orllan, Podujevë, Kosovë, ra dëshmor më 31 janar të vitit 1997 në Pestovë Vushtrri, Kosovë, ishte nje nder themeluesit e UÇK-s dhe Hero – dëshmor shqiptar i Luftës së Kosovës.

Zahir Pajaziti u lind në një familje bujare në fshatin Orllan të Gollakut më 1 nëntor të vitit 1962, ishte fëmija i pestë i prindërve Qerim Pajaziti dhe Fatime (Rudari) Pajaziti.

Nga dyert e kësaj familje kanë dalë ushtarakë që në Luftën e Parë dhe të Dytë Botërore. Po ashtu edhe babai i Zahirit, Qerimi ishte pjesëmarrës aktiv në forcat progresive të asaj kohe.

Zahiri që në fëmijëri ishte rritur në frymën e babait të tij me dashurinë për atdheun.

Shkollën fillore e kreu në fshatin e tij, kurse të mesmen, shkollën e policisë, e regjistroi në vitin shkollor 1976-‘77 në Vushtrri. Nga shkolla u përjashtua me arsyetimin: sjellje të papranueshme ndaj organit të shkollës, arsyetim që përdorej zakonisht për persona që kishin pikëpamje tjera nga organi shkollor i asaj kohe.

Në vitin 1980, bashkë me dy bashkëpunëtorë të tij, Raif Sfishta dhe Nexhmi Dabinofci kalojnë ilegalisht kufirin e Shqipërisë dhe për këtë burgosen në Shkodër për 18 ditë. Pas kthimit në vendlindje ai burgoset nga policia lokale e Orllanit dhe dënohet si i mitur me 15 ditë burg.

Pasi që kreu shkollën e mesme në Orllan, Zahiri në vitin 1981 fillon ndjekjen e mësimeve në Fakultetit Filologjik të Universitetit të Prishtinës drejtimin e gjuhës angleze. Po në këtë vit ai vijon shërbimin ushtarak për 12 muaj dhe në vitin 1985 e vazhdon atë edhe për tre muaj në Beograd.

Aktiviteti ushtarak

Në rrethanat e krijuara gjatë grevave të përgjithshme në Kosovë të mbajtura më 3 shator të vitit 1990, Zahiri dhe aktivistët tjerë fillojnë të punojnë për ngritjen e një rrjeti sigurimi në Kosovë. Si rezulltat i kësaj pune Zahiri dhe aktivistët e Orllanit krijojnë Shtabin e Njësisë Guerile në Orllan.

Në vitin 1991 pasi që në Kosovë fillojnë që punët e ilegalës të kordinoheshin me legalen Zahiri shkon në Shqipëri për qëllime ushtarake. Me të kthyer në Kosovë në vitin 1992, grupi i tij zbulohet dhe Zahirit i duhet të kalojë në ilegalitet për disa muaj. Deri në 1992 ai kontribuoi në furnizimin me armatim të shtabeve të krijuara në rrethinën e Orllanit.

Gjatë vitit 1994, Zahiri filloi të angazhohet edhe në pjesë tjera të Kosovës për krijimin e UÇK-së. Kështu, ai është një nga themeluesit e Shtabit të Përgithshëm të UÇK-së dhe anëtar i tij nga fillimi, nga ku fillon të bëhet koordinimi i aktiviteteve politike dhe ushtarake në të cilat Zahiri luante një rol të madh si në zgjerimin e fushës së ndikimit, po ashtu edhe në furnizimin me armatim. Zahiri shquhet në këtë kohë si organizues dhe zbatues i shkëlqyeshëm i sulmeve guerile ndaj forcave serbe në Kosovë, po veçanërisht në rajonin e Llapit.Per te gjithe aktivitetin e tij ndihmen me te madhe ia ka dhene kusheriri i tij Fadil Pajaziti i cili ishte nje biznismen dhe pothuajse te gjithe financimin e ka pasur nga ai.

Vdekja

Në janar të vitit 1997 grupi i tij zbulohet nga sigurimi serb. Më 31 janar Zahir Pajaziti ishte duke udhëtuar nga Prishtina në drejtim të Vushtrrisë së bashku me bashkëluftëtarin dhe nipin e tij Hakif Zejnullahu dhe bashkëluftëtarin tjetër Edmond Hoxha nga Juniku, forcat serbe kishin vënë pritë në fshatin Pestovë, ku të tre bien heroikisht në luftë me ta.

Urdhri “Hero i Kosovës”

Më 31 janar 2008, në 11-vjetorin e rënies, Presidenti i Kosovës Fatmir Sejdiu i akordoi Zahir Pajazitit dekoratën më të lartë shtetërore të Kosovës Urdhrin “Hero i Kosovës”.

Loading...
Loading...

Shiko poashtu

Çifti DioGuardi, engjëjt mbrojtës të asaj që sot quhet shteti i Kosovës

Është e jashtëzakonshme ndihma që ka dhënë çifti DioGuardi për çështjen e Kosovës. Kjo punë …

Leave a Reply

Loading...