Kryefaqja / LAJME / RTK në gjuhën serbe njejtë si Beogradi: Thaçi dhe Haradinaj përfaqësues të institucioneve të përkohshme në Kosovë?!

RTK në gjuhën serbe njejtë si Beogradi: Thaçi dhe Haradinaj përfaqësues të institucioneve të përkohshme në Kosovë?!

Radio Televizioni i Kosovës (RTK), përkatësisht portali në gjuhën serbe i këtij transmetuesi publik, i referohet presidentit të Kosovës, Hashim Thaçit dhe kryeministrit Ramush Haradinaj si përfaqësues të institucioneve të përkohshme të Kosovës, ashtu siç i referohen vazhdimisht edhe mediet nga Serbia.

Në tekstin ku bëhet fjalë për vizitën e kancelarit austriak, Sebastian Kurz në Kosovë, ky medium që financohet nga buxheti i taksapaguesve kosovarë, thuhet se kancelari austriak të martën e ardhshme do të takohet me “përfaqësuesit e institucioneve të përkohshme në Kosovë, Hashim Thaçin dhe Ramush Haradinajn”.

Përndryshe, Kurz në fillim të javës së ardhshme do ta vizitoj Beogradin dhe Prishtinën.

Loading...
Loading...

Shiko poashtu

Kryeministri kanadez: Rusia nuk është e mirëpritur në G7

Kanada nuk e mbështet kthimin e Rusisë në Samitin e G7, , të propozuar nga …

Leave a Reply

Loading...