Kryefaqja / LAJME / Turqia kërcënon sërish Greqinë për detin

Turqia kërcënon sërish Greqinë për detin

Turqia paralajmëron se do të kundërpërgjigjet ushtarakisht nëse Greqia nis zgjerimin e ujërave territoriale, sipas parimit të 12 miljeve. Deklaratën e bëri zëdhënësi i partisë së Presidentit Erdoan, i cili e konsideroi të rrezikshme përpjekjen e Athinës.

‘Kjo është një sjellje e rrezikshme. Hapësira që ata e njohin si ‘zona 7’ është pjesë e shelfit tonë kontinental.

Përgjigja e merituar do t’u jepet nga forcat tona të armatosura, që nuk do të hezitojnë të përmbushin kërkesën e Republikës së Turqisë’.

Athina e ka bërë të qartë qëndrimin e saj se për sovranitetin territorial nuk merr urdhra nga Ankaraja.

Por ish-ministri i Jashtëm grek Theodhoros Pangalos i bën thirrje qeverisë greke të tregohet e kujdesshme me çështjen e zgjerimit të hapësirës detare dhe marrëdhëniet me Turqinë.

‘Do thoja që nuk duhet të përlasemi me Turqinë. Është një forcë e madhe, duhet ta pranojmë. Por jeta e njeriut nuk ka të njejtën vlerë në Greqi dhe Turqi.

Turqia është vend i botës së tretë ku mijëra njerëz vriten pa u folur fare për ta’.

Kryeministri grek Alexis Tsipras nuk e çoi për dekret presidencial zgjerimin me 12 milje të hapësirës detare greke, por tha se do të kërkojë edhe mendimin e deputetëve dhe grupeve shkencore përpara se t’a hedhë për votim në Parlament.

Loading...
Loading...

Shiko poashtu

Kryeministri kanadez: Rusia nuk është e mirëpritur në G7

Kanada nuk e mbështet kthimin e Rusisë në Samitin e G7, , të propozuar nga …

Leave a Reply

Loading...