Kryefaqja / DIASPORË / Shqiptarja e zgjedhur asambliste në Belgjikë: Në prezantimet e mia publike u them të më prezantojnë si shqiptare

Shqiptarja e zgjedhur asambliste në Belgjikë: Në prezantimet e mia publike u them të më prezantojnë si shqiptare

Vajza e re nga Gjilani, Deniza Miftari është zgjedhur anëtare e këshillit të komunës Roeselare në Belgjikë.

23 vjeçarja përfaqëson Partinë e Gjelbër, dhe është anëtarja më e re e saj, që merr një post kaq të lartë në strukturat lokale.

Por synimet e saj nuk mbarojnë këtu. Ajo, tashmë do të ketë të drejtë vendimmarrëse në shtetin belg dhe në të ardhmen do të kandidojë për deputete.

Ajo do të gëzojë të drejtën e votës dhe mendimit për qytetin.

Deniza në emisionin “PasDite” në RTV Dukagjini tregon se ajo është zgjedhur anëtare e këshillit të Komunës Roeselare me 706 vota, rreth 200 vota më pak se bartësi i listës nga e njëjta parti.

“Bartësi i listës mori 900 vota, ndërsa unë u rendita në vendin e dytë me 706 vota, ndërsa vendi i tretë kishte 400 vota”, deklaroi Deniza me entuziazëm.

Kosovarja nuk është ndalur vetëm me kaq, pasi ajo është e para e studentëve dhe po ashtu drejton edhe forumin e të rinjve të Partisë së Gjelbër në këtë Komunë të Belgjikës.

Ajo ka treguar edhe sfidat e të qenit Kosovare në shtetin e Belgjikës.

“Ka qenë e vështirë të jem shqiptare në fillim të adoleshencës, por tash jam shumë e lumtur që jam shqiptare, dhe në të gjitha prezantimet e mia publike u them të më prezantojnë si shqiptare ose me prejardhje nga Kosova”.

Asambleistja kosovare, thotë se ndër çështjet prioritare të punës së saj në Belgjikë është gjendja e refugjatëve, pasi sipas saj edhe prejardhja e saj si refugjate ka ndikuar të loboj në përmirësimin e kushteve të refugjatëve.

Deniza shprehet se ndjehet e entuziazmuar që suksesi i saj në Belgjikë, është pritur aq mirë në Kosovë.

“Jam shumë e lumtur që suksesi im ka një domethënie për vendlindjen”.

Duke folur për gjendjen politike në Kosovë, ajo ka thënë se në Kosovë ka politikë konservatore dhe do të dëshironte të rinjtë të përfshihen në politikë./Telegrafi/

Loading...
Loading...

Shiko poashtu

Kroaci / Hapet në Zagreb Lektorati i Gjuhës Shqipe

Në Zagreb do të hapet së shpejti Lektorati i Gjuhës Shqipe që i paraprinë Katedrës …

Leave a Reply

Loading...