Kryefaqja / LAJME / 62.7% e shqiptarëve vetëdeklarohen jofetarë

62.7% e shqiptarëve vetëdeklarohen jofetarë

Shumica e shqiptarëve bëjnë një jetë laike: Ata kanë pak informacion apo njohuri për fenë dhe kundërshtojnë idenë se pikëpamjet fetare duhet të formësojnë apo të kushtëzojnë mënyrën e tyre të jetesës, kjo është bër e ditur sipas një studimin nga UDP.

Shpesh kur flitet për fenë te shqiptarët jepen shifra të pabaza ose/dhe të vjetëruara. Shembulli më tipik është shifra e “70% myslimanë dhe 30% të krishterë” ku shqiptarët jofetarë fshihen fare sikur mos të ekzistonin.

Kjo shifër që faktikisht i përket vitit 1945, që sigurisht është tërësisht e vjetëruar dhe jo-relevante më shumë se 70 vite më vonë. Por edhe pse është kaq e vjetëruar, përsëritja e vazhdueshme e kësaj shifre ka bërë që shqiptarët ta përvetësojnë atë. Ndërkohë janë dhe shifrat e censusit të 2011, por censusi është sulmuar ashpër nga organizata të shumta si Këshilli i Evropës apo si dhe reportazhe të ndryshme e kanë nxjerrë në shesh që ishte i mbushur me gabime të shumta që e cënojnë integritetin e tij.

Këto shifra të gabuara përdoren shpesh nga mungesa e informacionit, por edhe me qëllim nga organizatat fetare që kanë për qëllim të fryjnë numrin e fetarëve për të rritur ndikimin e tyre politik si dhe për të përfituar ekonomikisht.

Në mënyrë që kjo të evitohet duhet të përdoren shifra të studimeve të tjera më serioze për të krijuar tabllonë fetare në Shqipëri. Për këtë qëllim na ndihmon një studim i 2018 i OKB-së për fenë në Shqipëri, i cili i nxorri shqiptarët në masën 62.7% me vetëdeklarim jofetarë. Në studim po ashtu u theksua se dhe 37.3% që u deklarua si fetar kishte njohuri minimale mbi fenë dhe që sjellja e tyre nuk pasqyronte sjelljen tipke të një fetari.

Këto shifra serioze nga OKB-ja duhet të përdoren në vend të shifrave shumë të vjetra, të gabuara apo spekullative që mbizotërojnë në debatin publik shqiptar.

Loading...
Loading...

Shiko poashtu

Kryeministri kanadez: Rusia nuk është e mirëpritur në G7

Kanada nuk e mbështet kthimin e Rusisë në Samitin e G7, , të propozuar nga …

Leave a Reply

Loading...