Kryefaqja / PERSONALITETE / “Pushkë e ngrehur për Shqipërinë” – Dedë Gjo Luli i Malsis (1840-1915)

“Pushkë e ngrehur për Shqipërinë” – Dedë Gjo Luli i Malsis (1840-1915)

Epopeja që shkroi Oso Kuka, i mëkoi trimat e Dedë Gjo Lulit me më shumë atdhedashuri,- u përcolli në ashtën trimërore malësorëve më shumë ndjesi vetmohimi për komb e atdhe.Epopeja që shkroi trimi Oso Kuka në Vraninë, i cili pasi luftoi deri në fymën e fundit kundër malazezve, nuk u dorëzua i gjallë, por i vuri zjarrin kullës.

U shkrumbëzua dhe la pas këngën – epope të trimave, këngë që mbajti gjallë jo vetëm emrin e trimit, por dhe vetë historinë e shkruar përmes vargjesh që rapsodët thurën për trimat…

Dedë Gjo Luli ka qenë udhëheqës i shquar i Malësisë së Mbishkodrës në luftën për çlirimin kombëtar dhe për ruajtjen e tërësisë territoriale të atdheut. Është i shpallur “Hero i Popullit”. Në vjeshtën e vitit 1840, në Traboin, Gjon Lulit i kishte lindur djali i parë dhe i vetëm në shtëpinë e tij i cili kishte trashëguar emrin e gjyshit, Dedë Broçit. Ai edhe pse trupvogël në kuvendet e malësorëve njihej për dije të gjerë dhe trimëri të mëdha në ato anë. Deda qysh në moshë të re ishte martua me Prende Gjeloshin nga Selishta e Grudës, me të cilën kishte pasur katër fëmijë, dy djem dhe dy vajza të cilët i pati krah gjatë gjithë luftërave kombëtare për mbrojtjen e Atdheut.

Dedë Gjo Luli duket se kishte lind me pushkë, (Jo vetëm pse lindja e djalit u përcoll me batare pushkësh, siç edhe asht kenë zakoni) por prova e parë trimërisë së tij përcaktohet pjesëmarrja në betejën, që u zhvillua në ndihmë të Oso Kukës. Atëherë nuk ishte më shumë se 21 vjeç. Epopeja që shkroi trimi Oso Kuka në Vraninë, i cili pasi luftoi deri në fymën e fundit kundër malazezve, nuk u dorëzua i gjallë, por i vuri zjarrin kullës. U shkrumbëzua dhe la pas këngën – epope të trimave, këngë që mbajti gjallë jo vetëm emrin e trimit, por dhe vetë historinë e shkruar përmes vargjesh që rapsodët thurën për trimat. Epopeja që shkroi Oso Kuka, i mëkoi trimat e Dedë Gjo Lulit me më shumë atdhedashuri,- u përcolli në ashtën trimërore malësorëve më shumë ndjesi vetmohimi për komb e atdhe.

Ndër luftëtarët që i kishin ardhë në ndihmë Vraninës, binin në sy shumë hotianë dhe malësorë të Grudës, ndër ta dhe djaloshi 21 vjeçar Dedë Gjo’ Luli. Ajo ditë është quajtur nga bibliografi i tij si dita e pagëzimit në zjarrin e luftës. Ishte një sprovë që i dha emër prijësit të ardhshëm të maleve. Dhe që nga ajo ditë, kur dëgjoheshin lajme lufte, malësorët thërrisnin: hej të lumtë pushka, Dedë Gjo’ Luli! Ku kërciste pushka për “komb” e “Shqipni” në krye ishte ai, trimi i Gjo’ Lulëve. Në të gjithë malësinë e Shqipërisë së Veriut, Hoti ishte bajrak me emër, bajrak i parë, prandaj ai përfaqësohej në të gjithë kuvendet. Edhe në Lidhjen e Prizrenit, Hoti pati përfaqësuesit e vet, mes tyre ishte dhe prijësi i ardhshëm Dedë Gjo’ Luli, i cili ende nuk ishte bërë aq i njohur, por pushka i ishte ndjerë.

Pjesëmarrja e tij ne Kuvendin e Lidhjes, ballafaqimi me patriotet e mëdhenj te Rilindjes, te penës dhe pushkës, ishte më shumë se një shkollë për rrugën e vështirë nëpër të cilën do të ecte trimi i maleve, nën hijen e pandashme të pushkës. Pas Kuvendit ai do të ishte i kudogjendur në mbrojtje të trojeve kombëtare. Mori pjesë në qëndresën e organizuar nga Lidhja Shqiptare e Prizrenit për mbrojtjen e Hotit e të Grudës që qarqet shoviniste malazeze kërkonin t’i aneksonin në bazë të vendimeve të Kongresit të Berlinit. Lidhjes shqiptare të Prizrenit i duheshin organizim i njëmendët dhe veprime të shpejta ngase Pas vendimeve të Kongresit të Berlinit për dorëzimin e tokave shqiptare, vendeve fqinje, forcat turke largoheshin nga pozicionet të cilat duhej ti zinin forcat e lidhjes shqiptare të degës së Shkodrës, para se t’i pushtonte ushtria malazeze duke u konfrontuar shpesh me ushtritë e tyre pushtuese.

Dedë Gjon Luli kundër malazezëve, kishte luftuar edhe në vitet 1880-1881 dhe Ai tashmë i kishte bindur të gjithë se ishte mjeshtër i rrallë i luftës dhe shfrytëzimit të terrenit të cilin e njihte me pëllëmbë në ato anë, duke mos u koritur asnjëherë përballë armikut, e as atëherë kur u priu forcave shqiptare, me pushkë në dorë kundër ushtrisë së Malit të Zi, të cilën e udhëhiqte, ish-shqiptari i dikurshëm i Fisit të Kuqit i kthyer në malazez-Mark Milani, me të cilin Dedë Gjon Luli, në krye të 18 trimave të zgjedhur të Hotit dhe Grudës, do të matej tek ura e Rrzhanicës. Aty mbeten të vramë vetëm nji malazez e nji malcor shqiptar, sepse as Mark Milani s’e donte at konflikt ngaqi kishte martue të bijen në Hot.

Ushtria malazeze kishte organizuar edhe disa sulme me 23 dhe 24 prill, që të pushtonte pozicionet e ushtrisë shqiptare, por pa sukses ngase Forcat e Hotit dhe të Grudës të udhëhequra nga Ismail Marku dhe Baca Kurti thyen sulmet e armikut malazez dhe me qëndresën në frontin e Hotit dhe të Grudës i cili zgjati për disa muaj, tendencat malazeze për pushtimin e Hotit dhe Grudës kishin dështuar. Siç dihet nga historia, në pranverën e vitit 1881, Hoti dhe Gruda ishin djegur nga turqit dhe Dedë Gjon Luli për afro tri vite, ishte detyruar ta linte malësinë dhe të strehohej në shtëpinë atdhetare të Qerim Binak Alisë së Krasniqes dhe të Mehmet Shpendit në Shalë të Dukagjinit.

Në shtëpinë njohur atdhetare të Binak Alisë, te Mehmet Shpendi i Shalës e gjetiu. Pas kthimit në Malësi, disa kohë jetoi ilegalisht nepër shpella të Hotit e në vende të tjera të Malësisë. Luftëtarët shqiptar me Dedë Gjon Lulin në krye, nuk ishin dorëzuar, ata po prisnin rastin e përshtatshëm për tu kthyer në Malësinë e tyre dhe me 26 prill të vitit 1883 në Kuvendin e mbajtur në Kastrat, kishin vendosur të formonin “Lidhjen e Vogël” e cila jo vetëm se do ta kundërshtonte dhurimin e tokave tona vendeve fqinje nga Turqia por edhe do të mbronte trojet shqiptare me armë në dorë nga sulmet e pareshtura pushtuese të Malit të Zi.

Kështu që Hafiz Pasha në qershor të vitit 1883 do të organizonte një ekspeditë ushtarake ndëshkimore për çarmatosjen dhe nënshtrimin e Malësisë së Madhe, për ti detyruar me forcë shqiptarët që të pranonin dorëzimin e tokave të tyre, duke djegur Kastratin, Hotin e Grudën, me ç`rast luftime të ashpra ishin përhapë edhe në Spi, Qafë Kishë dhe Traboin, ku forcat mbrojtëse të udhëhequra me shumë sukses nga Dedë Gjon Luli të cilëve me ardhjen në ndihmë të Hotit, Grudës dhe Trieshit, e kishin detyruar Hafiz Pashën që të kërkonte armëpushim.

Pas luftërave të Serbisë me ushtrinë e Perandorisë Osmane, gjatë viteve 1876-1881, ajo e ndihmuar edhe nga Rusia, kishte arritur që në vitin 1878 ti pushtonte; Pirotin, Prokuplen, Toplicën, Sanxhakun e Nishit dhe pjesë të Kosovës verilindore nga të cilat kishte përzënë të gjithë shqiptarët që jetonin atje,duke bërë spastrimin e plotë etnik dhe aneksimin e tyre. Mirpo, familja e tij ishte shumë e lodhur ekonomikishtë, pasi Deda nuk gjindej në shtepi, ishte i arratisur si lexuam më lartë, e për ketë shkak frati i Brigjes Át Agostini shkruante, me 29 janar 1886, Argjipeshkevise së Shkodrës: “se shume i nderuami Dede Gjo’ Luli i pari i arratisun gjendet ne kushte shume te veshtira jetese, i mungon deri buka. Familja e tij asht e madhe saqi ni kal miser nuk i mjafton as dy jave. Shtepine e djegun sapo e kane mbulue nji cope. Te ndimohet se asht ma i ndershmi dhe ma i dashtuni ne keto male”. Kurse Malit të zi iu kishin dhënë për fillim, trojet e shkëputura shqiptare si Fudnat, Koja dhe Trieshi.

Luftëtarët shqiptar, përveç luftës fizike në frontet e mbrojtjes së trojeve të tyre, ata kishin bërë përpjekje edhe në mënyrë diplomatike për ruajtjen e integritetit territorial,duke iu drejtuar konsujve evropian me kërkesa të formuluara në formë të shkruar, përmes letrave që ua kishin dërguar atyre, duke ua bërë të qartë se nuk i pranonin vendimet e padrejta të Kongresit të Berlinit dhe se ishin betuar që tokat e tyre, të mos i lëshonin pa luftë. Këto letra i ishin dërguar ambasadorit të Austrisë, me 1 mars të vitit 1880 dhe me 4 Prill të po atij viti edhe konsujve tjerë evropian në Shkodër. Në letrat që malësorët i drejtonin konsujve, e bënin të qartë betimin se asnjë copë tokë nuk do të lëshonin pa luftë. Në letrën që iu çua i ambasadorit të Austrisë, me 1 mars 1880, malësorët shkruanin : “…Të jeni të sigurtë se po të ndodhë kjo padrejtësi që nuk e besojmë, do të ndodhin medoemos gjana të papëlqyeshme…”.

“Valiu i Shkodrës Bedri Pasha, u gjet ngushtë se s’kishte forca të mjaftueshme për t’iu bërë ballë kryengritësve. Prandaj u vu të shfrytëzonte fanatizmin fetar të myslimanëve duke iu thënë se “Dini” ishte në rrezik dhe duke i gënjyer se gjoja të krishterët donin të sillnin në Shkodër Malin e Zi. Me këto intriga mujti të mblidhte një turmë shqiptarësh myslimanë prej Shkodre dhe t’i dergonte për të luftuar kundër vëllezërve të tyre katolikë. Por këta “mbrojtës” të “Dinit” u shpartalluan shpejt; disa u bashkuan me kryengritësit. Për fat të mirë, ky dram i shemtuar vëllavrasjeje nuk u përsërit më në Shqipërinë e Veriut. Në letër malësorët përcjellin mendimin e tyre se ata ishin të vendosur që të jetonin të patundur në viset e të parëve. Por fuqitë e Mëdha e kishin shitur Shqipërinë. Trojet kishin dalë në ankand. Me 4 prill një tjetër letër u është drejtuar konsujve në Shkodër.

“Na dëshirojmë me jetue e me gëzue lirinë për të cilën jemi kryelartë; na nuk kishim ndejë pa kundërshtue, cilindo qoftë për ndërrimin e fatit tonë. Prandaj kemi vendose me derdhë pikën e fundit të gjakut tonë para se me hy në zgjedhën e huej. Ideja kombëtare na bashkon për mbrojtjen e Atdheut tonë…” Por dukej se Evropën nuk e linin këmborët e fqinjëve tanë, që të dëgjonte zilet e shqiptarëve. Pazarllëqet ishin bërë me kohë. Në vitet e fundit të shekullit XIX Dedë Gjo Luli u aktivizua përsëri në lëvizjen për autonominë e Shqipërisë, mori pjesë në mbledhjen e përfaqësuesve të popullsisë së Shkodrës që vendosi bashkimin me Lidhjen e Pejës. Aftësitë e tij si organizator, si prijës luftarak dhe si udhëheqës popullor, u shfaqën sidomos gjatë Kryengritjes antiosmane të 1911. Nën udhëheqjen e tij malësorët e Hotit, të Grudës e të Kelmendit korrën suksese të rëndësishme kundër forcave osmane dhe e detyruan qeverinë xhonturke të hynte në bisedime me ta.

Në bashkëpunim me qarqet patriotike, ata parashtruan në Memorandumin e Greçës kërkesën për autonominë territoriale-administrative të mbarë Shqipërisë. Dedë Gjo Luli i qëndroi besnik deri në fund luftës për krijimin e shtetit kombëtar shqiptar. Natën e 11 korrikut 1912 rrethueme Samoborrin dhe e mormë pa lind dielli. Më 12 korrik u ramë 50 nizamëve që po ktheheshin prej Bukoviçit, ku kishin çue ushqim. I qitme fare, gadi krejt, veç disave që ranë në dorë. Mbeten dekun prej nesh Lek Ded Vuji dhe u varrue Zef Met Haxhia. Në at gjak të nxehtë, mbas një çerek sahati, rrethueme Nokonjelin, nji kodër me istikam përballë Bukoviqit. Mark Ded Gjo Staka, Palok Traboini dhe unë ja mbrrime buzë istikamit. Nji nizam qiti mauzerren për frangi për t’na çartë. Mark Ded Gjo Staka i ndëj gati e i kapi pushkën. Nizami s’ e lëshoi, Por Marku, burrë i lidhun i dha vedit e ra ledhi megjithë nizam.

Paloka pa lanë kohë ndermjet vrau oficerin turk. Atëherë Hoti u turr nëpër ledh e afër 80 nizamë ranë në dorë se s’kishte kush t’i udhëhiqte. Edhe pas Shpalljes së Pavarësisë, për shkak të gjendjes së krijuar nga luftërat ballkanike e vendimet e padrejta të Konferencës së Ambasadorëve në Londër, Dedë Gjo Luli iu desh, megjithëse në moshë të thyer, të vazhdonte luftën për mbrojtjen e vendit dhe bashkimin kombëtar. E tërë jeta e Dedës dhe familjes së tij është një shembull i papërsëritur atdhetarie. Një familje gati e shuar, por një familje, që kujtohet e nderohet për bëmat në emër të Atdheut. Kur do të binte i pari i dëshmor i fisit, Nik Gjelosh Luli, ai që më 6 prill 1911 kishte hedhe për tokë flamurin me gjysëm hënë, Deda do ta ndjente shtypjen e zemrës prej dhimbjes. Por ai nuk do ta jepte veten as kur i dhanë gjëmën e rënies së të birit, Gjergjit, 22 vjeçar. Në betejën e 29 gushtit 1912, kishin rënë shumë luftëtarë.

Pas tre vjetësh do të vritej vetë Deda, shtator 1915 në Sheshëz afër Oroshit, nga një pritë e bërë nga malazezët e serbët. Djali tjetër, krahu i djathtë i tij ndër beteja, Kola, do të jepte shpirt tre vjet pas të atit, me 1918, i helmuar. Më 1920, në verilindje të Shkodrës, do të binte me armë në dorë Luc Nishi, i biri i Nish Gjelosh Lulit i djathtë i tij ndër beteja. Jo vetëm këta, por dhe nipi i Dedës, Zef Lan Ula, vëllai prej nëne, Baca Xheka, miqtë e shtëpisë, Kolë Marash Vata, Kolë Kurti, e të tjerë e zgjasin shumë listën e dëshmorëve për Atdheun të këtij fisi. Nga ana e saj Shkodra e nderoi vetëmohimin e familjes Gjo’ Luli. Në maj të vitit 1923, me përpjekjet që banë e bija Nareja dhe e reja Nora, (Bashkëshortja e Kolës), u bartën prej Oroshit eshtrat e Dedës dhe prej Vlore ato të Kolës dhe u sollën në Shkodër.

Loading...
Loading...

Shiko poashtu

Çifti DioGuardi, engjëjt mbrojtës të asaj që sot quhet shteti i Kosovës

Është e jashtëzakonshme ndihma që ka dhënë çifti DioGuardi për çështjen e Kosovës. Kjo punë …

Leave a Reply

Loading...