Kryefaqja / LAJME / Taksa për Rrugën e Kombit, zvogëlon numrin e veturave Kosovë – Shqipëri

Taksa për Rrugën e Kombit, zvogëlon numrin e veturave Kosovë – Shqipëri

Pas aplikimit të pagesës në autostradën Durrës-Kukës, që nisi më 17 shtator të këtij viti, krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit paraprak, në shtator të këtij viti është zvogëluar numri i veturave që kanë dalë nga pikëkalimi kufitar i Vërmicës së Prizrenit, por në anën tjetër është rritur qarkullimi i autobusëve dhe kamionëve.

Referuar statistikave nga Zyra për Informim e Policisë së Kosovës, del se aplikimi i kësaj takse rrugore është reflektuar në ulje të lëvizjes së veturave nga Kosova në drejtim të Shqipërisë.

Gjatë shtatorit të vitit 2017, numri i veturave të cilat kanë dalë përmes Vërmicës ka qenë 248.783, ndërsa këtë shtator numri i tyre është për 8.874 më pak, meqenëse janë regjistruar 239.909 kalime.

Përderisa numri veturave ka qenë më i paktë, shifrat ndryshojnë sa i përket lëvizjes së autobusëve në drejtim të Shqipërisë. Për dallim nga shtatori 2017, kur janë regjistruar 1.830, të njëjtin muaj të këtij viti, ka një rritje prej 531 daljesh, pasi numri i përgjithshëm i autobusëve është 2.361.

Shtim të lëvizjes sipas statistikave të policisë ka edhe sa i përket kamionëve prej 7.5 ton e më shumë. Derisa të periudhën e njëjtë të vitit paraprak kishte 6.573 kalime, këtë shtator kur filloi pagesa e rrugës janë regjistruar 1.744 raste më tepër. Në këtë periudhë numri i daljeve të këtyre automjeteve është 8.317, shkruan “GazetaePrizrenit.net”.

Referuar statistikave të përgjithshme të hyrje-daljeve si të personave të kontrolluar, ashtu edhe të automjeteve ka qenë më i madh këtë vit, se sa vitin e kaluar.

Në këtë pikëkalim, shtatorin e kaluar janë regjistruar 539.125 persona të kontrolluar, ndërsa në këtë vit 667.505. Nga kjo rezulton se 128.380 raste janë më tepër kësaj radhe.

Sa i përket automjeteve të kontrolluara në rastet hyrje-dalje, këtë vit numri i tyre ka qenë për 28.900 më shumë, pasi shtatorin e kaluar kur nuk kishte pagesë rrugë, ishin regjistruar vetëm 163.150 raste.

Tarifat e pagesës janë si vijon: për motorr 2.5 euro, veturë 5 euro, autobusë dhe kamioneta 11.2 euro, kamionët e mesëm 16.2 euro dhe kamionët e rëndë 22.5 euro. Mbështetur në shënime, sipas studimit të institucionit ndërkombëtar që dha konsulencë për koncesionin, gjatë periudhës mars 2014 – mars 2015 lëvizën rreth 5.000 automjete në ditë në segmentin e Rrugës së Kombit.

Loading...
Loading...

Shiko poashtu

Politikani gjerman: Pa njohur Kosovën nuk ka BE për Serbinë

Në një intervistë për DW, Peter Beyer, raportues i grupit parlamentar CDU/CSU për Kosovën dhe …

Leave a Reply

Loading...