Kryefaqja / OPINION / ANTARËSIMI I SHQIPËRISË NË BE NUK DO TË PENGOHET NGA PRESIONET E ULTRANACIONALISTËVE GREKË

ANTARËSIMI I SHQIPËRISË NË BE NUK DO TË PENGOHET NGA PRESIONET E ULTRANACIONALISTËVE GREKË

Nga Qemal Lame

Ngjarja në Bularat vlerësohet e komentohet me objektivitet dhe përgjegjësi nga politikanët e njerëzit e thjeshtë që kanë kurajon të thonë të vërtetën e të distancohen nga ultranacionalizmi që dëmton me të vërtetë politikën, funksonimin demokratikt të shtetit e interesat e popullit grek.

Ultranacionalistët të mbështetur edhe nga disa klerikë të deklaruar publikisht ekstremizojnë ngjarjen, manipulojnë të vërtetën, nxisin urrejtjen kundër shqiptarëve duke i akuzuar padrejtësisht dhe me artikullime armiqësore deri edhe lutënxitëse..

Ekstremistët janë hedhur në sulm për ta përdorur ngjarjen politikisht dhe rritur presionin ndaj Qeverisë së kryesuar nga Aleksis Cipras, megjithse janë pjesë e koalicionit qeverisës dhe kanë përfaqësuesin e tyre në detyrën e ministrit të Mbrojtjes.

Në mbështetje të ekstremizmit deklarohet me qëndrimin e saj edhe eurodeputetja greke Eleni Theocharous, megjithse publikon se është aktiviste e të drejtave të njeriut dhe mbështet integrimin evropian të Shqipërisë.

Në një deklaratë për mediat shqiptare, ajo shprehet se e quaj veten një aktiviste të të drejtave të njeriut pasi kam kaluar gjithë jetën duke punuar me persona në nevojë nga e gjithë bota.

Kjo është arsyeja që jam këtu sepse janë dhunuar të drejtat e minoritetit grek. Pas ngjarjes së tmerrshme të vrasjes së Kaçifas, unë besoj se ne kemi të drejtë të investigojmë të gjitha provat.

E dënoj mënyrën se si media shqiptare më ka portretizuar. Unë nuk jam ekstremiste. S’jam as fashiste. Jam aktiviste e të drejtave njerëzore. Në Parlamentin Europian të gjithë e dinë. Po luftoj që të ndihmoj Shqipërinë që të anëtarësohet në BE. Por mesazhi im për shqiptarët është që me derdhje gjaku nuk e arrini dot këtë. Ata kanë të drejtë për një gjyq të drejtë.

Në vend që ta vrisnin le ta arrestonin. Kjo situatë do të shkaktojë jo pak probleme me procesin e tyre të anëtarsimit. Askush nuk do ta pranojë mënyrën tuaj të të sjellurit. T’ja çojnë trupin familjes për varrim. Kjo sjellje do të influencojë të gjithë pjesëtarët e BE. Po të isha si ata do të thoja pse po e mbajnë akoma trupin në morg. Por s’kanë asnjë arsye.

Ngjarja është një rast i veçantë, fatkeq për viktimën dhe familjen e tij. Me këtë vlerësim kuptojmë ndjenjat e familjarëve.

Ngjarja e politizuar dhe presionet që ushtrohen demonstrativisht nga ultranacionalistët kanë krijuar probleme për Qeveritë e të dy vendeve. Megjithatë, përgjithsisht po tregohet kujdes që të mos krijohen probleme ndërshtetërore dhe të sqarohet çështja nga Prokuroria Shqiptare në bazë të Kushtetutës e ligjeve penale e proceduriale shqiptare, si dhe sipas të drejtës ndërkombëtare.

Ngjarja ka ndodhur në Shqipëri. Për këtë arësye, vetëm prokuroria dhe gjykata shqiptare janë kompetente për ta sqaruar dhe dhënë vendimet përkatëse.

Ngjarja nuk mund të ndikojë në marrëdhëniet ndërshtetërore dhe miqësinë midis dy popujve tanë.

Qeveritë e Shqipërisë e të Greqisë, si dhe opinioni publik shqiptar e grek duhet të tregojnë vëmëndje për parandalimin e ngjarjeve dhe mos tronditjen e situatave politike e opinionit publik. Për këtë qëllim, merr përparësi njohje e respektimi i të drejtës ndërkombëtare, të parimeve të sovranitetit shtetëror, integritetit teritorial, garantimin në realitet të lirive dhe barazive për pakicat kombëtare, zgjidhjes së problemeve e ngjarjeve nga institucionet shtetërore ku ato kanë ndodhur dhe janë kompetente sipas Kushtetutës e ligjeve përkatëse.

Ngjarja në Bularat theu mitin e helenizimit, të Vorio Epirit dhe të fuqisë artificiale që ultranacionalistët i jepnin me popmpozitet politikës shoviniste antishqiptare të ultranacionalistëve.

Ky është shkaku kryesor që tronditi, alarmoi dhe demaskoi publikisht ekstremistët.

Ekstremistët nuk do të munden të veprojnë lirshëm me mëndjemadhësi, arrogancë e mospërfillje ndaj shtetit dhe popullit shqiptar. Nuk do të lejohen praktikat e helenizimit artificial të shqiptarëve. Cilido që do të kërkojë të demonstrojë politikën nacionaliste antishqiptare, nuk do të respektojë sovranitetin, integritetin dhe institucionet shtetërore, do të përballet me forcën e ligjit në Shqipëri, në çdo rast që do të veprojnë në kundërshtim me ligjet dhe interesat e kombit shqiptar.

04 nëntor 2018

Loading...
Loading...

Shiko poashtu

Bekim Jashari: Gjergj Kastrioti krenaria jonë

“Është krenaria jonë shqiptare, është identiteti ynë, është personaliteti që ka frymëzuar me shekuj shqiptar …

Leave a Reply

Loading...