Kryefaqja / LAJME / Ministri grek për Katsifas: Një ekstremist i paskrupullt hyri me kalashnikov në territorin e një vendi sovran

Ministri grek për Katsifas: Një ekstremist i paskrupullt hyri me kalashnikov në territorin e një vendi sovran

Ish-ministër i arsimit dhe deputeti i SYRIZA Nikos Filis, ka folur troç duke thënë të vërtetën për ngjarjen në Gjirokastër.

“Nuk mundet që dikush të shkojë në një vend të huaj me një kallashnikov në dorë dhe të fillojë të qëllojë. Nëse kjo do të ndodhte në Greqi çfarë do të thuhej? Po e përsëri ndryshe. Nëse vinte në Greqi një Shqiptar dhe bërtiste për Çamërinë (një rast ekstrem). Thoshte që Çamëria është Shqipëri dhe ngrinte një flamur dhe fillonte qëllonte me kallashnikov policët, çfarë do të thoshnit?”

“Kur një person shkon me kallashnikovë në një vend të huaj, duke ngritur flamurin grek, në Shqipërinë Jugore, dhe duke e quajtur Vorio Epir. Këto janë territoret shqiptare me shumicë shqiptare dhe ka një minoritet grek që ka jetuar dhe  jetojnë atje. A imagjinoni një turk që vjen në Traki me një kalashnikov për të ngritur flamurin turk dhe për të gjuajtur mbi policinë greke? Çfarë do të thonit?, ” Nikos Filis e pyeti gazetaren e Kreta TV.

Loading...
Loading...

Shiko poashtu

Edhe BE mbështet studentët

Pas kërkesës së shtuar të studentëve drejt Ambasadave të BE dhe SHBA-së në vendin tonë, …

Leave a Reply

Loading...