Kryefaqja / LAJME / Statistikat demografike saktësojnë se Serbia po plaket dhe dalëngadalë po zhduket

Statistikat demografike saktësojnë se Serbia po plaket dhe dalëngadalë po zhduket

Sipas të dhënave statistikore, nga 169 komuna të Serbisë, më 2017, ka pasur rritje të popullsisë vetëm në Novi Pazar, Bujanoc, Sjenicë, Preshevë, Tutin dhe Novi Sad, shkruan “Politika” e Beogradit. Kjo gazetë alarmon se bëhet fjalë për shtim të popullsisë në ato komuna ku shumicë janë shqiptarët,  boshnjakë e të tjerë, me përjashtim të qytetit më të madh të Vojvodinës, ndërsa grafikonet demografike tregojnë se Serbia ka shtimin natyror të popullsisë më të ulëtin në krahasim me të gjitha pjesët e ish-Jugosllavisë.

Në Serbi brenda vitit vdesin 35 mijë deri 38 njerëz më shumë se që lindin, kështu që midis dy regjistrimeve të popullsisë ajo ka më pak 350 mijë deri 380 mijë banorë . Në vitet e pesëdhjeta të shekullit të kaluar në Serbi mesatarisht lindnin 160 mijë fëmijë në vit, ndërsa tani përgjysmë më pak. Po ashtu atëherë mesatarisht brenda një viti vdisnin 60 mijë njerëz, kurse tash kjo shoferë ka arritur në 100 mijë.

Sipas llogarive të demografëve, nëse vazhdojnë trendet aktuale demografike, më 2061 Serbia do të ketë tre milionë njerëz më pak se sot.

Loading...
Loading...

Shiko poashtu

Edhe BE mbështet studentët

Pas kërkesës së shtuar të studentëve drejt Ambasadave të BE dhe SHBA-së në vendin tonë, …

Leave a Reply

Loading...