Kryefaqja / LAJME / Skandaloze: Bashkia e Dropullit mban minutë heshtje dhe mbulon shpenzimet e varrimit të terroristit grek

Skandaloze: Bashkia e Dropullit mban minutë heshtje dhe mbulon shpenzimet e varrimit të terroristit grek

Bashkia e Dropullit në një mbledhje të orëve të fundit ka vendosur të mbulojë shpenzimet e varrimit.

“Këshilltarë të minoritetit grek vendosëm të mbajmë një qëndrim për ngjarjen e ndodhur. Vendosëm që të paguajmë zyrtarisht shpenzimet e varrimit dhe të qëndrojmë në lartësinë e situatës. Mbajtëm një minutë heshtje për Kostandinos Kaçifas, do të mbështesim edhe me mikrofon dhe foni zhvillimin e ceremonisë. Një këngëtar epiriot do të jetë pjesë e ceremonisë me një këngë vajtimi”.

Në fshatin Bularat, ndërkohë këtë të mërkurë ka vetëm heshtje. Familja nuk i pranon mediat shqiptare në shtëpi, ashtu siç ka bërë përgjatë 10 ditëve, ndërsa edhe banorët që qëndrojnë në qëndër të fshatit hetizojnë të flasin më për ngjarjen dhe debatet që ajo shkaktoi.

Terroristi Kostandinos Kaçifas mbeti i vrarë gjatë një përplasje të armatosur me Forcat RENEA në Bularat, pasi më herët kishte qëlluar me armë zjarri ndaj forcave të Policisë Lokale.

Loading...
Loading...

Shiko poashtu

FOTO/ Vajza nga Kosova fiton kurorën e bukurisë në Miss New York USA 2019

Bukuroshja me origjinë shqiptare Florinda Kajtazi mbrëmjen e kaluar arriti të triumfojë mes shumë vajzave …

Leave a Reply

Loading...