Kryefaqja / LAJME / Në Prizren, më 28 nëntor do të zbulohet mozaiku i Skënderbeut

Në Prizren, më 28 nëntor do të zbulohet mozaiku i Skënderbeut

Nga Alberina Haxhijaj

Besart Gashi, 27- vjeçari nga fshati Nekovc i komunës së Drenasit tashmë i është përveshur punës për të krijuar mozaikun e tij të radhës. Këtë herë ai ka vendosur që të sjellë portretin e Skënderbeut, shkruan KultPlus.

Në qytetin e Prizrenit më 28 nëntor do të bëhet zbulimi i mozaikut i cili do ketë pamjen e portretit të Skënderbeut. Këto por edhe detaje të tjera në lidhje me këtë mozaik ideatori i saj, Besart Gashi i zbuloi për KultPlus.

“Ideja për realizimin e këtij mozaiku me lindi pasi që më 28 nëntor 1443 u shpall rimëkëmbja e principatës së Kastriotëve. Mbi kështjellën e Krujës u ngrit flamuri me shkabën e zezë dykrenare të Kastriotëve. Për mua si artist më ka motivuar që po në këtë datë 28 Nëntor 2018 mbas 575 viteve të punoj një vepër arti për këtë hero kombëtar pasi që ky vit edhe është shënuar si viti jubilar i Skënderbeut”, tha ai për KultPlus.

Mozaiku do të punohet me një konstruksion metali dhe me një lloj druri që është rezistues ndaj kushteve atmosferike si dhe brenda tij do të ketë edhe ndriçim. Mozaiku do të punohet me dimensione 3m × 4m.

Kjo vepër artistike nuk është e vetmja që Gashi e ka realizuar. Ai u bë i njohur edhe për portretin e Adem Jasharit të cilin e realizoi me 200 mijë gëzhoja fishekësh. Këtë mozaik ai e përfundoi më 5 mars për nder të Epopesë së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Për të realizuar mozaikun me portretin e Skënderbeut, Besart Gashi është duke punuar në mënyrë vullnetare dhe pa pasur asnjë përfitim, ndërsa për materiale janë duke e ndihmuar mërgimtarët të cilët jetojnë dhe veprojnë në Amerikë. John Krasniqi, Edvard Gjergj Gjojçaj, Gjon Duhani, Fran Gjoka, Gjok Nikollaj, Gjon Gjolaj, Leon Mirdita, Bardhec Rrasi, Anton Dedvukaj dhe Palok Camaj janë disa nga njerëzit të cilët e kanë përkrahur idenë e Gashit./ KultPlus.com

Loading...
Loading...

Shiko poashtu

Politikani gjerman: Pa njohur Kosovën nuk ka BE për Serbinë

Në një intervistë për DW, Peter Beyer, raportues i grupit parlamentar CDU/CSU për Kosovën dhe …

Leave a Reply

Loading...