Kryefaqja / LAJME / Thaçi kundër shtetit të Kosovës, nuk e mbështet taksën ndaj Serbisë

Thaçi kundër shtetit të Kosovës, nuk e mbështet taksën ndaj Serbisë

Presidenti Thaçi, që merr kompetenca të përfshihet në secilën çështje brenda kufijve akoma të palëkundur të Kosovës, ka vendosur që të hesht për taksën prej 10 për qind që Qeveria ia ka vënë produkteve që hyjnë nga Serbia.

Analisti Astrit Gashi thotë se Thaçi po arrin suksesshëm të mos prish agjendën e përbashkët me Vuciqin për shkak të një vendimi të qeverisë, duke heshtur e injoruar krejtësisht sanksionin.

Për herë të parë që nga marrja e mandatit të Presidentit në shkurt të 2016’ës, Hashim Thaçi diti të thotë se në Kosovë pushtetet janë të ndara dhe se ka punë në shtet që s’hyjnë në kompetencat e tij.

Thaçi nuk dha asnjë koment për vendimin e Qeverisë së Kosovës që produkteve serbe t’i vihet taksë prej 10 për qind. Kur u pyet për këtë çështje, presidenti tregoi se si nuk përfshihet në vendime që dalin nga institucionet e tjera, në këtë rast Qeveria. Për kabinetin qeveritar, ka pasur raste kur Presidenti Thaçi ka deklaruar se 90 për qind të tij e ka pas vetes.

“Secili institucion merr vendime dhe merr edhe përgjegjësitë që dalin prej atyre vendimeve”, ishte komenti i vetëm i Presidentit Thaçi për vendimin e qeverisë që të sanksionohen produktet e Serbisë.

Analisti Astrit Gashi thotë se Thaçi ka vendosur ose ta pranoj në heshtje ose ta injoroj – pa u përplasur me Haradinajn, sikur bënte sa herë që prekëshin raportet e tij me Vuciqin e Serbinë.

Gashi thotë për Gazetën Express se e çudit heshtja e Presidentit, duke e ditur se Thaçi komenton gjithçka.

Mirëpo, sipas analistit, Presidenti ka qenë i informuar dhe është pajtuar me vendimin, duke parë entuziazmin me të cilën po e përcjell këtë teme zv.kryeministri nga radhët e PDK’së, Enver Hoxhaj.

“Duke e parë edhe sa zor i ka dhënë kësaj teme zv.Kryeministri i tij Enver Hoxhaj, kam një përshtypje qe ai jo vetem se ka qene i njoftuar por edhe i pajtuar me kete veprim. Gjithashtu duke e pare se kjo teme nuk siguroi nje vendim bojkotues te takimit ne Bruksel nga Vucici, me shtohet pershtypja se kete gje ai e ka kordinuar edhe me Presidentin serb”, shprehet analisti Gashi.

Sipas Gashit, edhe nëse Thaçi nuk ka qenë i njoftuar me vendimin e kryeministrit Haradinaj për t’i taksuar produktet serbe, Presidenti i vendi ka arritur ta mbajë në ekuilibër agjendën e tij me Vuciqin.

“Nese ky veprim është marre kokë ne vete dhe pa pajtimin e Thaçit, ai ka arritur ta menaxhoj atë pa i prishur punë agjendës së përbashkët me Vucicin”.

“Dihet boterisht se nuk eshte ne interes se agjendes se tyre te perbashket, te kete ballafaqime serioze mes Serbise dhe Kosoves, por vetem shtyerje te vogla berrylash per te forcuar pozicionet e anasjellta te dy liderëve”, shton më tej Gashi.

Qeveria Haradinaj mori vendim që të sanksionohen të gjithë produktet me orgjininë serbe dhe boshnjake që hyjnë në Kosovë, me taksë shtesë prej 10 për qind.

Pasi u mor vendimi, kryeministri Haradinaj u deklarua se është i vetëdijshëm që do të vinë procese dramatike më tutje. Vendimi i tij pasoi me reagime nga Bashkimi Evropian.

Zyra e përfaqësueses së Lartë të BE’së, Federcia Mogherini, kërkoi sqarime të menjëhershme nga Qeveria e Kosovës për këtë vendim të papritur.

Ndërsa, Presidenti Thaçi ka udhëtuar për në Bruksel ku sot në orët e mbrëmjes pritet të takohet me Aleksander Vuciqin. Ky i fundit ka reaguar të martën kur qeveria e Kosovës vendosi taksë ndaj produkteve serbe.

Loading...
Loading...

Shiko poashtu

Amerika kritikon ashpër Serbinë: Gjenocidi në Srebrenicë është i pamohueshëm

SHBA ka qenë shumë e qartë: ësht fakt që ishte kryer genocid në Srebenicë në …

Leave a Reply

Loading...