Kryefaqja / OPINION / Marin Mema: Shteti shqiptar nuk ka pse të ketë frikë të tregojë se këtu është Shqipëri

Marin Mema: Shteti shqiptar nuk ka pse të ketë frikë të tregojë se këtu është Shqipëri

Koret rraciste, thirrjet antikombëtare, klithjet për dhunë e vrasje të shqiptarëve duhet të dënohen nga të gjitha Organizatat Ndërkombëtare e përfaqësuesit e tyre në Tiranë…

Nga krahu tjeter duhet të shkundin shtetit shqiptar për ta shpallur “Non Grata” të gjithë ata që sot shkelën ligjet e këtij vendi duke cënuar haptazi kushtetutën !! Deri në këtë moment më shumë kanë bërë 14 deputetë greke me padinë e tyre ndaj tv ‘Star” dhe manipulimit që kjo media i bëri ngjarjes sesa vetë Tirana zyrtare.

Sot u lejuan të kalojnë në kufi njerëz të ”Agimit të Artë” kur ndalimi i tyre do të ishte një akt mëse normal në çdo vend europian e të civilizuar. Kjo do të shmangte që në nisje skenat e sotme që nuk kanë e nuk mund të kenë lidhje me një marrdhënie normale mes fqinjësh, që nuk kanë e nuk mund të kenë lidhje me Bashkimin Europian. Rrepresioni, dhuna, ekstremizmi, hedhja e zjarrit në marrdhëniet mes dy vendeve duhet të marrë përgjigjen e merituar ! Shteti shqiptar nuk ka pse të ketë frikë të tregojë se këtu është Shqipëri, kështu ka qenë që në krye të herës, e kështu do të vazhdojë të jetë derisa toka të egzistojë !!

Loading...
Loading...
Loading...

Shiko poashtu

Kastriot Berishaj: Ja se si mund të pajiset Shqipëria me avionë luftarak dhe sistem mbrojtës amerikan!!!

PROJEKT PROPOZIM nga Kastriot Berishaj, kryetar i LSHB-së për Modernizimin e Forcave të Armatosura të …

Leave a Reply