Kryefaqja / LAJME / Gazetari Artan Hoxha: Ekstremistët grekë në Bularat, të njëjtët që trazuan Himarën, kush ua mbylli sot gojën Metës dhe Berishës?

Gazetari Artan Hoxha: Ekstremistët grekë në Bularat, të njëjtët që trazuan Himarën, kush ua mbylli sot gojën Metës dhe Berishës?

Gazetari ngre pyetjen sepse ka heshtur politika shqiptare, sidomos Presidenti Ilir Meta dhe ish-kryeministri Sali Berisha, të cilët nuk kanë lenë rast tjetër pa reaguar.

Gazetari Artan Hoxha ka ngritur shqetësimin dhe një pyetje direkte lidhur me heshtjen e politikës shqiptare, ku përmend presidentin Ilir Meta dhe ish-kryeministrin Sali Berisha, të cilët reagojnë për gjithçka, por sot për Bularatin kanë heshtur.

E gjitha është organizuar, jo për t’i bërë karshillëk politikës shqiptare, se ne i njohim. Të gjithë ata që nuk kanë vepruar sot, kuptohet se kush paguhet nga Greqia. Si ka mundësi që presidenti i Republikës, Ilir Meta që nuk lë mal e kodër pa shkuar, si nuk ka thënë asnjë fjalë për këtë gjë por fshihet si struc?

Kryeministri Edi Rama, sot nuk ka reaguar. Poshtë tij, ministri i Jashtëm, ministri i deleguar i brendshëm, nuk kanë thënë asnjë fjalë për të qetësuar popullin shqiptar. Deputetë të opozitës, kryetari i PD, nuk kanë reaguar. Janë përfaqësesë të kuvendit. Shefi i opozitës nuk thotë asnjë fjalë. S’ka reaguar për asgjë, të qetësonte simpatizantët e vetë. Do kishte kërkuar me urgjencë të mblidhej me urgjencë Këshilli i Sigurisë Kombëtare. U mblodh ky këshill për Balilin. Do mblidhej Parlamenti i Shqipërisë. Me pushkë e provuam, çfarë presim më?

Erdhën sot dhe e demonstruan çfarë donin të bënin në Shqipërinë. E morën kufomën dhe e shfaqën si flamur i leckosur. Me thirrje anti-shqiptare, flamuj të Vorio-Epirit. Çfarë doni?

T’ju bëjmë thirrje shqiptarëve që të mbrojnë vetë vendin e tyre. Ka heshtur njeriu që denoncon nga njeriu në darkë, Berisha nuk ka asnjë deklaratë të vetme. Këta që nuk lenë asnjë politikan pa sharë, çfarë dreqin ka ndodhur sot? Kush ua ka zënë gojën sot? Ku është elita e Shqipërisë?

Pse nuk reagojnë pas asaj histerie që ka ndodhur atje? Tani, në kthim, ndalojnë Babis Karathano. Uroj të kemi së pari respekt për ligjet e vendit tonë. Po të hyni në arkivë e keni të filmuar atë person.

Loading...
Loading...

Shiko poashtu

Amerika kritikon ashpër Serbinë: Gjenocidi në Srebrenicë është i pamohueshëm

SHBA ka qenë shumë e qartë: ësht fakt që ishte kryer genocid në Srebenicë në …

Leave a Reply

Loading...