Kryefaqja / LAJME / Berisha: Ekstremistë të tërbuar grek përdhosin territorin shqiptar!

Berisha: Ekstremistë të tërbuar grek përdhosin territorin shqiptar!

Ish-kryeministri, Sali Berisha, ka dënuar thirrjet ekstremiste të shtetasve grekë gjatë ceremonisë së varrimit të Kostandinos Kaçifas në Bularat.

Në një postim në fb, Berisha thotë se sot grupe ekstremistësh grek, racistë primitiv antishqiptarë përdhosën territorin e Republikës së Shqipërisë.

Sipas tij, ata varrosën me parulla luftënxitese, raciste, antishqiptare, vorioepiriote ekstremistin Kaçifas, i cili u vra në një përpjekje të armatosur me policinë shqiptare.

Berisha dënon ashpersinë më të madhe aktin primitiv të shfrytëzimit të një procesioni mortor nga ekstremistë, fanatikë për qëllime raciste dhe antishqiptare.

Berisha thotë se dënon edhe heshtjen para këtij akti përdhosës të territorit shqiptar të autoriteteve zyrtare të Athinës dhe Tiranës, të cilat sipas tij me qëndrimet e tyre të papërgjegjshme dhe histerike nxitën këtë akt të shemtuar, ndërkombëtarisht të dënueshem dhe që sot heshtin për turpin e tyre.

Loading...
Loading...

Shiko poashtu

Amerika kritikon ashpër Serbinë: Gjenocidi në Srebrenicë është i pamohueshëm

SHBA ka qenë shumë e qartë: ësht fakt që ishte kryer genocid në Srebenicë në …

Leave a Reply

Loading...