Kryefaqja / LAJME / I refuzohen ankesat, Gruevski shkon në burg

I refuzohen ankesat, Gruevski shkon në burg

Të gjitha ankesat e ish-kryeministrit Nikolla Gruevski, janë hedhur poshtë dhe ai duhet të shkojë në burg në Shuto Orizarë, për aq sa do të merret vendimi për refuzimin e ankesave të tij. Vendimi është përfundimtar, përcjell Infomagazin.

Kjo do të thotë që, Gruevski pas marrjes së vendimit në dorë, duhet të paraqitet në burg.

“Këshilli Penal i Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit në Gjykatën Themelore Shkup 1 – Shkup, duke vepruar mbi ankesat e ngritura nga mbrojtja dhe të akuzuarit në rastin “Tank”, të paraqitur kundër vendimit të gjyqtarit për zbatimin e sanksioneve, sot është mbajtur një seancë plenare për vlerësimin e fakteve dhe provave. Vendimi është dërguar te palët në procedurë dhe e njëjta është zbatuar menjëherë pas marrjes nga palët”, tha Gjykata Penale.

Gruevski edhe në burg do të marrë pagën e deputetit, edhe pse në seancën e sotme plenare nuk kishte dy të tretat për marrjen e mandatit të tij. /Infomagazin

Loading...
Loading...

Shiko poashtu

Amerika kritikon ashpër Serbinë: Gjenocidi në Srebrenicë është i pamohueshëm

SHBA ka qenë shumë e qartë: ësht fakt që ishte kryer genocid në Srebenicë në …

Leave a Reply

Loading...