Kryefaqja / LAJME / Parlamenti fashist grek mban një minutë heshtje për terroristin Kacifas, nënkryetari flet për Vorio-Epirin

Parlamenti fashist grek mban një minutë heshtje për terroristin Kacifas, nënkryetari flet për Vorio-Epirin

Edhe këtë të premte, një ditë pas varrimit dhe thirrjeve anti- shqiptare në Bularat, Parlamenti grek ka vendosur që të mbajë një minutë heshtje në nderim të Kostandinos Kacifas.

Propozimi ka ardhur nga një prej nënkryetarëve të Parlamentit, Nikita Kaklamanis, pjesëtar i opozitës në Partinë Demokracia e Re. Por përveçse deputetët e pranishëm në kuvend janë çuar në këmbë dhe kanë nderuar ekstremistin që u vra nga RENEA pasi qëlloi me armë policinë e shtetit, nënkryetari i parlamentit ka përdorur dhe termin “vorioepiriot” për Kacifas, duke treguar edhe një herë se një pjesë e madhe e politikës greke vijon ta shohë tokën shqiptare si të tyren.

“Shprehim mbështetjen tonë të pakufijtë për familjen e vorio-epiriotit Konstandinos Kaçifa dhe dënimin pa asnjë alibi të ekzekutimit të tij nga policia shqiptare në Bularat,” ka deklaruar fillimisht Kaklamanis dhe më pas ka kërkuar një min heshtje.

Disa ditë më parë drejtuesi i seancës (një prej nënkryetarëve të saj, pjesëtar i partisë në pushtet të Syriza-s) e refuzoi propozimin e ardhur nga opozita pëe të mbajtur nderime për Kacifas.

Kujtojmë se këtë të premte, përmes daljes së tij të parë në drejtimin e Ministrisë së Brendshme, Sandër Lleshi ka shpallur non grata në Shqipëri 52 emra shtetasish grekë, të cilët bënë thirrje anti- shqiptare në Bularat, ku ditën e djeshme u krye dhe ceremonia mortore e Kacifas.

Loading...
Loading...

Shiko poashtu

Politikani gjerman: Pa njohur Kosovën nuk ka BE për Serbinë

Në një intervistë për DW, Peter Beyer, raportues i grupit parlamentar CDU/CSU për Kosovën dhe …

Leave a Reply

Loading...