Kryefaqja / DIASPORË / Himariotët kuq e zi. Në Itali, në fshatin që ruan identitetin shqiptar

Himariotët kuq e zi. Në Itali, në fshatin që ruan identitetin shqiptar

Në vitin 1743 shumë banorë të krahinës së Himarës u larguan drejt Italisë.

Aty, të gjithë sëbashku krijuan vendbanimin e tyre të ri të quajtur „Vila Badhesa“. Edhe sot ky vend jetohet nga himariotët e vjetër.

“Më shumë se egoistë jemi të lidhur me rrënjët tona”, shprehet një banor.

Latinizimi i mbiemrave sigurisht u ka humbur gjurmët shumë familjeve . Megjithatë shumica e tyre i kanë ruajtur të dhënat brez pas brezi. Janë mbiemra që edhe sot i gjen në zonën e fshatrave të Himarës.

Cilat janë mbiemrat e vjetër që në Itali mbahen si shqiptare, ndërsa sot në Shqipëri deklarohen greke? Si qëndron e vërteta, çfarë thonë dokumentet që ata i kanë ruajtur që në shekullin e 18.

“Nëse vdes dua të më varrosni në Shqipëri”, tregon një banore.

Fakte të pa publikuara më parë, të dhënat e historitë personale do të japin sot në mbrëmje, në 20:10, në dokumentarin e gazetarit Marin Mema, përgjigje të forta e të pakundërshtueshme.

Loading...
Loading...
Loading...

Shiko poashtu

Samiti i Diasporës nga projektet madhore deri në takime kafenesh

Nga Kastriot Berishaj Samiti i diasporës këtë vit do të jetë i dyti më radhë po …

Leave a Reply