Kryefaqja / KULTURË / GJUHA SHQIPE

GJUHA SHQIPE

Shqip shkruaj,

gjuhën time e flas,

krenarë në jetë,

të tjerat vijnë pas,
gjuhën shqipe flas

me shpirt unë buças,

Shqipëri nëna ime 

në çdo çast të therras,

gjithesisë me këtë 

gjuhe të bukur ,

i shkruaj dhe i flas,
gjuhën time shkruaj

dhe bukur e flas, 

ajo është më e mira 

në gjithësi , të tjerat 

i vijnë ngadalë me 

shekuj dhe vite më pas,
gjuhën e atdheut,

gjuhën e kombit 

gjuhen më të artë 

unë e shkruaj dhe e flas,

lumturia dhe madhështia

me ndjekin para dhe pas,
sa shkronjë që shkruhet,

sa herë ajo që flitet,

universi nga shqipja

përkrenare i tëri përndritet.
gjuhën shqipe 

gjuhën e bekuar 

i lumturuar, i mjaltëruar

sa me ëndje dhe 

dëshirë unë e kam mësuar,
e dlirë në të folur,

e pastër në të shkruar,

unë hapur e flas

këtë gjuhë të bekuar,

nuk ka gjë më të 

shenjtë për shkruar

folur dhe mësuar,

se sa gjuhën shqipe 

o Shqipëria nënë ,

o Shqipëria e bekuar…

Autor : Ilmi Tahiri Podujevë

Loading...
Loading...

Shiko poashtu

Historia e gruas që rriti dy fëmijë nën këtë gurë

Guri i plakës, është një histori e cila duke u përcjellur brez pas brezi, jeton …

Leave a Reply

Loading...