Kryefaqja / LAJME / Mblidhen Qeveria e Kosovës dhe ajo e Shqipërisë, bashkimi ekonomik është tema kryesore

Mblidhen Qeveria e Kosovës dhe ajo e Shqipërisë, bashkimi ekonomik është tema kryesore

Më 26 nëntor do të mbahet takimi i radhës ndërmjet dy qeverive asaj të Kosovës dhe Shqipërisë.

Qemal Minxhozi, ambasadori i Shqipërisë në Kosovë, ka thënë se ky takim në fokus do ta ketë ekonominë.

“Jam optimist se gjërat do të ecin përpara. Në planin ekonomik do të ketë arritje pozitive. Objektivi i mbledhjes së përbashkët të dy qeverive do të jetë ekonomia”, ka thënë Minxhozi në Klan Kosova.

“230 milionë euro shkëmbime ekonomike ka pasur këtë vit mes nesh. Shuma është rritur nga vitet e kaluara. Viti më i mbrapsht për ne ka qenë 2016-ta”.

“Bizneset e të dy anëve kanë diskutuar jo në frymë politikë, as patriotike, por në frymë ekonomike”.

“Ajo që sivjet është bërë më mirë, i është dhënë hapësirë tregut të Kosovës në Shqipëri dhe kjo për 15% më shumë. Edhe Shqipëria ka rritur prezencën e saj në Kosovë. Tregu është pozitiv dhe po ec përpara”.

Loading...
Loading...

Shiko poashtu

Kryeministri kanadez: Rusia nuk është e mirëpritur në G7

Kanada nuk e mbështet kthimin e Rusisë në Samitin e G7, , të propozuar nga …

Leave a Reply

Loading...