Kryefaqja / HISTORI / Viti 1878 – Serbia theri 70.000 shqiptarë dhe dogji 600 fshatra shqiptare

Viti 1878 – Serbia theri 70.000 shqiptarë dhe dogji 600 fshatra shqiptare

Dëbimi masiv i shqiptarëve nga Sanxhaku i Nishit dhe rajoni i Toplicës nga Serbia, përmes dhunës dhe terrorit të organizuar shtetëror, ushtroi gjenocid dhe spastrim etnik mbi 700 vendbanime dhe mbi 300.000 shqiptarë, të cilët asokohe jetonin në trojet e veta etnike, apo në një hapësirë sa territori aktual i Kosovës.

Spastrimi i dhunshëm i hapësirës etnike shqiptare në mënyrë masive ndodhi pas Kongresit të Berlinit, më 1878, dhe vazhdoi deri me shpalljen e pavarësisë së Shqipërisë më 1912, kur pjesa më e madhe e popullatës shqiptare të Sanxhakut të Nishit dhe rajoni i Toplicës ishte dëbuar nga trojet e veta stërgjyshore. Në pronat e ligjshme të shqiptarëve të dëbuar u vendosën serbët dhe malazezët besnikë ndaj regjimit serb, ndërkohë që popullata e dëbuar shqiptare u vendos kryesisht në territorin e Kosovës së sotme dhe në një pjesë në territorin e Maqedonisë.

Shumë nga të dëbuarit përfunduan përtej Bosforit, në shkretëtirat e Anadollit e me gjerë në Turqi. Në një shkrim të postuar në internet me titull “Spastrimet etnike serbe ndaj shqiptarëve të Sanxhakut të Nishit” nga një bashkëpunëtor i Akademisë Diplomatike të Londrës konstatohet se vetëm në Luginën e Nishit gjatë kësaj periudhe u vranë dhe u masakruan 35.000 shqiptarë. Në një lagje të Nishit të banuar me shqiptarë (dokumentet osmane e vërtetojnë praninë e banorëve shqiptarë në qytetin e Nishit) u plaçkitën dhe u dogjën 300 shtëpi.

Në lidhje me këtë ngjarje tragjike të shqiptarëve flasin madje edhe vetë burimet dhe autorët serbë: “Disa familje shqiptare iknin dhe tërhiqeshin luginës së Moravës Jugore nëpër të ftohtit e madh, nëpër grykën e Gërdelicës, deri te Vranja e Kumanova”, konstaton Stefan L. Popoviq, në librin e tij “Putovanje po novoj Srbiji”, i botuar në Beograd në vitin 1950.

Ndërkaq, shkrimtari serb Jovan Haxhivasilev, duke shtjelluar politikën shfarosëse serbe ndaj etnisë shqiptare, shkruan (citojmë) “Dëbimi i shqiptarëve u bë me qëllim që Serbia të bëhej shtet i pastër nacional dhe të krijohet mundësia që aksioni i mëtejmë të drejtohet kah Kosova”.

Në disa shkrime të botuara në shtypin perëndimor të kohës, gjithashtu theksohet se pushtuesit serbë në Sanxhakun e Nishit dhe në rajonin e Toplicës kanë zbatuar strategjinë e tokës së djegur me përkrahjen morale, politike, diplomatike e ushtarake të Rusisë Cariste e të Evropës. Madje, vetë princi i Serbisë, Milan Obrenoviç, kishte urdhëruar ushtarakët serbë, duke u thënë se merita më të mëdha ndaj shtetit dhe kombit serb, do t’i ketë ai i cili do të arrijë të zhdukë e të shpërngulë më shumë shqiptarë”.

Burimet e kohës flasin për rreth 70.000 shqiptarë të therur, të vrarë e të pjekur në zjarrin e shtëpive në rreth 600 fshatra shqiptare të rrafshuara me zjarr vetëm më 1877/1878. Këto burime, gjithashtu, thonë se, asokohe, nuk ishte vërejtur disponimi i fuqive të mëdha për të parandaluar këtë gjenocid serb mbi shqiptarët e shqiptarësinë e Sanxhakut të Nishit. Pohimet e sipërshënuara i theksuam qëllimisht, ngase, sipas spekulimeve të albanofobëve serbë Jovan Cvijiç, Dushan Popoviç, Luba Stojanoviç, Vlladimir Stojanoviç, Anastasije Urosheviç e shumë të tjerë, familjet shqiptare si kolonizuese kanë depërtuar deri në Toplicë, Leskoç, Vranjë e gjetiu pas “Dyndjes së madhe serbe” të vitit 1690.

Sipas burime arkivore, por edhe sipas një burimi serb, deri në mesin e shek. XIX, vetëm në rrethinë të Leskoçit dhe të Prokuples ishin më se 300 fshatra shqiptare, kurse deri në vitin 1877 vetëm në rrethinë të Pustarekës dhe të Jabllanicës ishin 1539 shtëpi shqiptare. Me depërtimin e ushtrisë serbe, andej fshatit Bucë, pothuajse nuk kishte mbetur asnjë familje shqiptare. Kështu, nga Pustareka e Jabllanica pothuajse të gjitha familjet shqiptare u nisën këmbë drejt Gollakut.

Se çfarë terrori është bërë mbi shqiptarët, dëshmon e dhëna se, pas dëbimit të shqiptarëve, Serbia në krye me Mita Rakiçin kishte dërguar ekipe për ta popullzuar atë pjesë me kolonisë para se të mbahej Kongresi i Berlinit. Ekipet për formimin e komunave dhe regjistruesit, ndër të tjera, shkruanin: “Këtu të gjitha fshatrat kanë qenë shqiptare, tani janë të shkreta, të djegura dhe të rrënuara, prandaj edhe nuk mund të formohen komuna”. Të djegura, të shkreta dhe të rrënuara, regjistruesit i kishin shënuar 53 fshatra.

Se çka, në të vërtetë, kanë përjetuar shqiptarët gjatë dëbimit, për këtë flet edhe një fragment i udhëpërshkruesit serb, Sreten Popoviç, ku, ndër të tjera, shkruante: “Ato netë shumë familje shqiptare, duke ikur me fëmijët e tyre, nga acari i madh pësuan humbje të mëdha në njerëz. Shumë fëmijë në qerre ose në shpinë të nënës u ngrinë dhe vdiqën. Kishte raste të shumta kur edhe pleqtë vdisnin nga të ftohtit.”

Loading...
Loading...

Shiko poashtu

Dorëzohen në Prokurori emrat e 700 serbëve që dyshohet se kryen krime gjatë luftës në Kosovë

Përfaqësueset e Grupit të Shoqërisë Civile për grumbullimin e dëshmive për krime lufte dhe përgatitjen …

Leave a Reply

Loading...