Kryefaqja / OPINION / Spartak Ngjela / Ngjela zbulon skandalin: Ilir Meta garanti per arratisjen e Gruevskit, FBI dhe Lleshi gati per kapjen e Presidentit

Ngjela zbulon skandalin: Ilir Meta garanti per arratisjen e Gruevskit, FBI dhe Lleshi gati per kapjen e Presidentit

Pas arratisjes së ish-kryeministrit Nikolla Gruevski për në Budapest, ku është në pritje të azilit politik, vjen një reagim nga avokati Spartak Ngjela. Përmes një postimi në ‘Facebook’ Ngjela tha se ka dyshime që Gruevski është ndihmuar nga ‘korrupsioni i lartë shqiptar’.

Mes ironisë Ngjela thekson se në Tiranë ka rënë zia, pasi sipas tij miku i Gruevskit, presidenti Meta, ndihet në hall se ish-kryeministri ka kaluar kufirin nga Shqipëria.

Po ashtu avokati shton se FBI dhe policia shqiptare mund ta dinë se kush fshihet pas kësaj ngjarje, ndërsa shtoi se nëse vërtetohet se pas saj fshihet Meta, ai duhet të dorëhiqet.

REAGIMI I NGJELËS

Gruevski i arratisur, me arratinë e tij, e vërtetoi që është vjedhës.

Por, që u arratis nëpërmjet Shqipërisë për në Hungari, mendohet se është ndihmuar nga korrupsioni i lartë shqiptar.

Në Tiranë ka rënë zia. Miku i madh i Gruevskit, Meta, ndihet në hall se Gruevski u vërtetua nga policia shqiptare që ka dalë nga Shqipëria për të shkuar në Hungari.

Po Meta ka gisht?

Këtë e di FBI. Nëse FBI ia ka vërtetuar, Meta duhet të japë dorëheqjen. Është një veprim tejet ordiner për një President.

Miqësia e Metës me Gruevskin në thelb është tërbim antishqiptar. Ishte Meta ai i cili i kërkoi Ali Ahmetit që ky të bashkohej me Gruevskin për t’i dhënë pushtetin këtij të fundit dhe jo Zaevit. Domethënë i kërko liderit shqiptar të Maqedonisë të ishte kundër shqiptarëve. Kurse Ali Ahmeti nuk e dëgjoi.

Po policia shqiptare, a mund ta provojë që Meta ka gisht ndihmues në arratinë e Gruevskit nëpërmjet territorit shqiptar?

Nëse Meta ka pasur gisht, këtë tani e di edhe policia shqiptare. Atëherë këtë e di edhe kryeministri Rama. Po Rama do ta denoncojë? Nëse e ka vërtetuar policia shqiptare nuk ka se çfarë të bëjë, sepse, pas këtij fakti, mosdenoncimi është me shumë pasoja negative për një kryeministër. Por gjithsesi, komedia qëndron se, po të jetë kapur Meta nga policia shqiptare në çështjen Gruevski, tani Meta është në mëshirën e zëvëndësministrit të Brendshëm Lleshaj, të cilit i refuzoi emërimin si ministër.

E shihni se sa qesharak bëhet korrupsioni shtetëror kur kapet nga ligji?

Gjithsesi, fati i të k.orruptuarit Gruevski, prite të jetë edhe fati i ko.rrupsionit të larë shtetëror shqiptar. Është e njëjta histori, dhe është po e njëjta psikikë kri.minale që ka drejtuar si Shqipërinë, ashtu edhe Maqedoninë, në këta njëzet vjetët e fundit.

ITINERARI I GRUEVSKIT

Burime policore thanë dje për “BalkanWeb” se ish-kreu i qeverisë maqedonase ka kaluar nga pika doganore e Hanit të Hotit, në datë 11 nëntor. Po kështu zbulohet dhe itinerari që ka ndjekur Gruevski.

Mësohet se Gruevski ka udhëtuar nga Hani i Hotit për në Mal të Zi me një makinë të ambasadës hungareze, me targa CD1013A. Ish-kryeministri maqedonas ka kaluar në orën 11:00 në pikën doganore për në drejtim të Malit të Zi. Në makinë bashkë me të ndodheshin shoferi i ambasadës hungareze në Tiranë si edhe një punonjës i saj.

Dy punonjësit e ambasadës kanë paraqitur pranë policisë kufitare, pasaportë diplomatike, ndërsa ish-kryeministri Gruevksi ka kaluar me kartën e identitetit. Mësohet se makina me targa diplomatike është kthyer në Shqipëri rreth 45 minuta më vonë, por pa Gruevskin. Sakaq nuk dihen ende se nga cila pikë doganore ish-kryeministri i Maqedonisë, Gruevksi ka hyrë në vendin tonë, çështje e cila po hetohet nga policia shqiptare. Theksohet fakti se Nikola Gruevski u shpall në kërkim ndërkombëtar më 13 nëntor.

Loading...
Loading...

Shiko poashtu

Spartak Ngjela trondit të madh e të vogël: Serbia dhe Maqedonia janë troje shqiptare! Ja biseda sekrete e Metës me Ali Ahmetin

“Burimet e mia nga partia e Ali Ahmetit (PDI), thonë për mua se Meta i …

Leave a Reply