Kryefaqja / LAJME / Malaj: 1/3 e popullsisë shqiptare nuk lexojnë më, kjo është krizë identiteti

Malaj: 1/3 e popullsisë shqiptare nuk lexojnë më, kjo është krizë identiteti

Deputetja e LSI- së, Nora Malaj ka postuar një status në rrjetin social ‘Facebook’ duke thënë se situata e lexuesve në Shqipëri është SOS.

Malaj shkruan se këtë vit shqiptarët, rreth 1/3 e popullsisë nuk lexojnë më.

Postimi i plotë:

Panairi, lexuesi dhe situata SOS! Më datën 15 nëntor u hap Panairi i 20 i librit , i cili është dhe skaneri më i madh social , që i behet shoqërisë shqiptare sot , e cila është në një krizë identiteti dhe në udhëkryq. Faktet tronditëse , me të cilet na njeh Unioni i Botuesve eshte se kete vit shqiptarët kapin cmimin record, rreth nje 1/3 e popullatës nuk lexojne më, ose rreth një milion shqipatrë ketë vit nuk kanë lexuar asnjë libër! Kjo është kriza e identiteti, përtej krizës ekonimike , që po kalon shoqëria jonë, plagët e së cilës do të ndihet ndër vite. Shkaqet janë: . 1.Libri dhe shitja e tij janë në krizë. 2.Mungojnë politikave të shpërndarjes së librit. 3. Rrjeti i degraduar i biblotekave në gjithë Shqipërinë , e ka berë që të ulet dëshira dhe dashuria për librin. 4.TVSH e lartë mbi librin , e bënë këtë gjendje alarmamte. Sipas botuesve :“Kjo tvsh që është 20% që europa e ka 6% më të lartën, Italia 4%, Greqia e ka 6%, Franca 6% dhe ne e kemi 20%, dhe është një tvsh absurde sepse është 20% në blerje dhe 0 në shitje, pra nuk është një taksë e rimbursueshme” , do të shpreheshin botuesit.

“Kush nuk lexon, në moshën 70-vjeçare do të ketë jetuar vetëm një jetë:të vetën. Kush lexon, do të ketë jetuar 5 mijë vjet”do të thoshte Kafka për leximin. Leximi është një nga kënaqësitë më të mëdha, nëse njëherë fillon të lexosh e ta duash librin, nuk do të ndalesh, sepse ke aq shumë histori për të lexuar.”Ky panair është këmbana e alarmit për të nxitur leximin,në mënyrë që nesër të mos kemi një shoqēri , e cila do të jetë injorante me shkollë të lartë!!!! Ky është apel për shoqërinê, prindërit, shkollën dhe mësuesir, politikat dhe qeverinë , pasi sot luftë dhe garën e kemi me kohën dhe individin për përballimin e sfidave dhe zhvillimit të qytetërimit! Ky panair është një alarm SOS, i cili po paralajmëron se largimi nga libri , do të jetë e keqja më e madhe që po i ndodh të ardhemes së vendit , pasi nesër do të jetë vonë për t’ u ndrequr , nëse të gjithë nuk vëmë dorë dhe nuk reagojmë! Ndaj duhet të veprojmë, sa nuk është vonë, se historia do na ndëshkoj!

Loading...
Loading...

Shiko poashtu

Buxheti për Ushtrinë, 53 milionë euro – për çdo vit i shtohen nga 5 milionë

Buxheti aktual, konsiderohet i mjaftueshëm për fillimin e procesit të transformimit të Forcës se Sigurisë …

Leave a Reply

Loading...