Kryefaqja / LAJME / SPORT / Mbyllet pjesa e parë, Kosova pushon me një gol epërsi

Mbyllet pjesa e parë, Kosova pushon me një gol epërsi

Ka përfunduar pjesa e parë e ndeshjes Maltë – Kosovë.

45 minutëshi i parë i takoi në tërësi përfaqësueses sonë, të cilët dominuan ndeshjen në çdo aspekt dhe mbyllën këtë pjesë me rezultatin 0:1.

Të përzgjedhuri e Challandes ishin më kërkues qysh nga minuta e parë, duke mos ndalur sulmet për asnjë moment, shkruan lajmi.net.

I gjithë ky mund u shpërblye në minutën e 15’, kur Vedat Muriqi konkretizoi në gol topin e pranuar nga Rashica, i cili për mrekulli interceptoi një top në mbrojtjen kundërshtare.

Kosova u tregua e rrezikshme edhe katër herë të tjera deri në fund të pjesës së parë.

Ishte dy herë Arbër Zeneli dhe dy të tjera Valon Berisha, mirëpo reagimet e mira të portierit mbajtën rezultatin në 0:1. /Lajmi.net/

Loading...
Loading...

Shiko poashtu

Boksieri shqiptar e nokauton serbin

Shqipjon Hoti ka arritur për vetëm gjashtë raunde, ta nokautoi boksierin serb, Milosh Jankovic. 21-vjeçari …

Leave a Reply

Loading...