Kryefaqja / HISTORI / Hasan Prishtina i demaskonte pamëshirshëm hoxhallarët që nxisnin popullin të shpërngulet në Turqi

Hasan Prishtina i demaskonte pamëshirshëm hoxhallarët që nxisnin popullin të shpërngulet në Turqi

Në fillim vitet ’20, elita politike shqiptare mbante kontakte të ngushta me rrethet politike në Athinë për të siguruar ekzistencën e shqiptarëve në Çamëri.

Por, shteti grek kishte gjetur bashkëpunëtorë vendës se si të nxiste procesin e të deklaruarit turq, dhe rrjedhimisht shpërnguljen në Turqi, shkruan Konica.al.

Kjo zbardhet nga një letër e Hasan Prishtinës, e datës 22 korrik 1922, që i dërgonte një politikani autoritativ në Athinë:

“Ju më premtuat se do të merrni masa për t’i përjashtuar nga shkëmbimi e për të mos i pranuar në Turqi myslimanët shqiptarë. I nxitur nga ky premtim po shpejtoj t’ju shkruaj sa vijon. Kemi marrë informata se dyzet mijë shqiptarë nga popullsia e Sanxhakut të Prevezës e të Çamërisë që flasin gjuhën amtare, si pasojë e propagandës edhe e nxitjes turbulluese të disa hoxhallarëve e bejlerëve fanatikë si edhe e presioneve të qeverisë greke do t’i nënshtrohen shkëmbimit“.

Në vazhdim të letrës, Hasan Prishtina i demaskon pamëshirshëm hoxhallarët e Çamërisë që nxisnin popullin për t’u larguar nga shtëpitë e tyre.

“Komisioni miks në Janinë kishte dhënë vendim që këta njerëz të mos i nënshtroheshin shkëmbimit, mbasi janë shqiptarë nga origjina, por zelli sistematik i grekëve nga njëra anë dhe propaganda e veshur me petk fetar e myftiut, hoxhallarëve të cilët, duke lakmuar paratë e grekut, nuk pyesnin se marrin në qafë me mijëra të mjerë, janë bërë shkak që komisioni të vendoste për t’i shpërnglur në Turqi me çdo mënyrë”.

Marrë nga Konica.AL

Loading...
Loading...
Loading...

Shiko poashtu

Fahri Xharra: Shqiptarët ortodoksë të Prizrenit

Shqiptarët ortodoks të Prizrenit Nga Fahri Xharra “Mos   i rrëmoni varret tona,na leni të qetë,mos i  tundoni reliktet …

Leave a Reply