Kryefaqja / LAJME / Qeveria e ka seriozisht, 300 pjesëtarë të Njësisë Speciale të Policisë së Kosovës vendosen në Mitrovicë

Qeveria e ka seriozisht, 300 pjesëtarë të Njësisë Speciale të Policisë së Kosovës vendosen në Mitrovicë

Gazeta Blic nga burime të saja ka marrë vesh se numër i madh i forcave të Njësisë Speciale të Policisë së Kosovës, janë “stacionuar” në jug të Mitrovicës.

Ndonëse zyrtarisht nuk dihet arsyeja e dërgimit të Njësisë elitare të Policisë së Kosovës, vetëm një ditë pas vendimit të Qeverisë për rritjen e taksës për 100% për produktet serbe, burimet thonë se ata janë në gjendje gatishmërie.“Rreth 300 pjesëtarë të Njësisë Speciale të Policisë së Kosovës janë dërguar në jug të Mitrovicës. Ata janë në pritje të vendimit nga Ministri i Brendshëm dhe Kryeministri për hapat e mëtutjeshëm, pa përjashtuar edhe shkuarjen në veri”, thotë ky burim, ndonëse nuk qartëson saktësisht arsyen e “stacionimit” të njësisë ROSU.

Ndërkohë zyrtarisht as nga Policia e Kosovës e as nga Qeveria nuk kanë dhënë detaje në lidhje me këtë “stacionim” të ROSU-s në jug të Mitrovicës

Ndërkohë, Presidenti i Serbisë, Aleksander Vuçiq, në takimin që ka pasur me përfaqësuesit e serbëve të Kosovës, ka thënë se janë në dijeni për lëvizjen e trupave të Policisë së Kosovës në veri të Mitrovicës.Sipas tij një gjë e tillë po bëhet për të treguar muskujt dhe për të provuar që të marrin nën kontroll Liqenin e Gazivodës.“Është e mundur që dëshirojnë ta marrin nën kontroll liqenin, dhe të tregojnë muskujt. Gjithashtu për të kontrolluar vijën e gjelbër në veri për të ndaluar çfarëdo importi të mallrave serbe” ka thënë Vuçiq raporton ‘telegraf.rs’.

Në këtë takim Vuçiq me përfaqësuesit e Listës Serbe kanë folur edhe rreth vendimit të djeshëm të Qeverisë së Republikës së Kosovës për të ngritur taksën për produktet serbe ne 100 për qind.

Loading...
Loading...

Shiko poashtu

Kryeministri kanadez: Rusia nuk është e mirëpritur në G7

Kanada nuk e mbështet kthimin e Rusisë në Samitin e G7, , të propozuar nga …

Leave a Reply

Loading...