Kryefaqja / LAJME / Policia greke vret një shqiptar në Janinë

Policia greke vret një shqiptar në Janinë

Një shtetas shqiptar ka mbetur i vrarë gjatë shkëmbimit të zjarrit me policinë greke në afërsi të kufirit shkruajnë mediat greke

Një shtetas shqiptar ka mbetur i vrarë gjatë përplasjes me armë zjarri me policinë greke

Ngjarja ndodhi rreth orës 18:00 të ditës së sotme (22 nëntor),pranë fshatit Vissani Pogonit në rajonin e Janinës, teksa një grup policësh grekë kishin nisur kontrollet në zonë për një grup që trafikonte lëndë narkotike.

Mediat lokale greke shkruajnë se grupi i është përgjigjur me armë zjarri policisë, ndërsa forcat e rendit u janë përgjigjur me të njëjtën mënyrë duke vrarë njërin prej shqiptarëve.

Ende nuk dihet identiteti i viktimës, transmeton Ora News.

Nga përplasja me armë, një polic grek është plagosur lehtë në dorë.

Ne kerkim dhe dy te tjere

Policia greke ka ndërmarrë një operacion të madh përgjatë kufirit me Shqipërinë në kërkim të dy personave.

Sipas të dhënave, grupi shqiptar ka braktisur çantat e tyre me hashash që po transportonin për në territorin grek.

“Trafikantët kishin kaluar kufirin me drogë. Sipas policisë ata kishin me vete një sasi droge kur kanë rënë në pritën e policisë” shkruan Zougla.gr

Media greke shkruan se në atë zonë janë gjetur 6 çanta që peshonin 100 kg por dhe dy kallashnikovë.

/S.Ll/

Loading...
Loading...

Shiko poashtu

Kryeministri kanadez: Rusia nuk është e mirëpritur në G7

Kanada nuk e mbështet kthimin e Rusisë në Samitin e G7, , të propozuar nga …

Leave a Reply

Loading...