Kryefaqja / LAJME / Ministri boshnjak: Kamionët po na kthehen prapa, duam reagim të Brukselit

Ministri boshnjak: Kamionët po na kthehen prapa, duam reagim të Brukselit

Taksa 100 për qind e importit ka prekur edhe Bosnjën, shtet ky që është “dënuar” bashkë me Serbinë.

Sipas statistikave, Bosnja eksporton në Kosovë mallra me vlerë mbi 80 milionë euro dhe kjo masë e ka goditur mjaft.

Ministri i Tregtisë, Mirko Saroviq, ka reaguar duke thënë se kamionët po kthehen prapa dhe kjo taksë është e padrejtë, shkruan Gazeta Express.

“I kemi kërkuar Prishtinës që të largohet menjëherë kjo masë, ne gjithashtu kemi kërkuar intervenim të menjëhershëm të Brukselit. Ky vendim është në kundërshtim me bashkëpunimin rajonal dhe frymën e marrëdhënieve të mira. Tashmë kjo çështje i takon Brukselit, Bosnja ka harxhuar të gjitha rrugët që ka për të reaguar rreth kësaj”, theksoi Saroviq. /Gazeta Express

Loading...
Loading...

Shiko poashtu

Kryeministri kanadez: Rusia nuk është e mirëpritur në G7

Kanada nuk e mbështet kthimin e Rusisë në Samitin e G7, , të propozuar nga …

Leave a Reply

Loading...