Kryefaqja / OPINION / Spartak Ngjela / Spartak Ngjela trondit të madh e të vogël: Serbia dhe Maqedonia janë troje shqiptare! Ja biseda sekrete e Metës me Ali Ahmetin

Spartak Ngjela trondit të madh e të vogël: Serbia dhe Maqedonia janë troje shqiptare! Ja biseda sekrete e Metës me Ali Ahmetin

“Burimet e mia nga partia e Ali Ahmetit (PDI), thonë për mua se Meta i ka kërkuar të bashkohet me Gruevskin dhe jo me Zaevin”, u shpreh avokati Spartak Ngjela në “Open” duke hedhur kështu dyshime se arratisja e ish-kryeministrit të Maqedonisë Nikolla Gruevski duke kaluar nga Shqipëria është bërë e mundur nga politika shqiptare.

“Për mendimin tim shkaku kryesor i gjthë kësaj është ngritja e Shqipërisë në sensin e interesit. Janë dy shtete etnike, por fantazmë. S’kanë territor as Serbia dhe as Maqedonia, janë troje shqiptare. Këta të tjerët janë fantazmë fare. Problemi është se në momentin që ka një krizë identiteti këta janë “out”. Sapo u ngrit personaliteti dhe filloi historia e identifikimit të shqiptarëve edhe bashkëpunim, Gruevksi iku. Gruevski është një njeri i zi antishqiptar.

Këta nuk kanë të ardhme në funksion të konceptit shqiptar. Shqiptarët do i marrin të gjitha të drejtat. Cilat janë faktet që rëndojnë botën politike shqiptare. Sipas të dhënave që jep ai i partisë së Ali Ahmetit i PDI-së ai thotë se Meta i ka kërkuar të bashkohet me Gruevskin dhe jo me Zaevin dhe kjo është e vërtetë kështu thonë të paktën burimet e tyre për mua.

Faktin që i kërkon këtë për një antishqiptar është “out” dhe është një hall. Ky hall vazhdon. Ka një luftë antikorrupsion në Shqipëri, nuk dihet ç’ndodh. Ky ka qenë një shtet i pakontrolluar, vidhet. “Nëse ndodh njëherë është rast, nëse përsëritet është raport”, ka thënë Kanti dhe ky është raport”, u shpreh Ngjela.

Loading...
Loading...

Shiko poashtu

Ngjela: Liqeni i Ohrit i grabitur nga sllavet, por Shqipëria do ta rifitojë humbjen shekullore

Avokati i njohur në Shqipëri ka publikuar një foto madhështore në facebook nga liqeni i …

Leave a Reply

Loading...