Kryefaqja / HISTORI / Shqipëria në vitin 1913 – rrëfimi i rrallë i një gazetari hungarez

Shqipëria në vitin 1913 – rrëfimi i rrallë i një gazetari hungarez

Shqipëria, vendi më i prapambetur i Europës, i zhytur thellë në errësirën e mjerimit, e gjithë kjo si pasojë e sundimit turk. Kështu e fillon rrëfimin e tij gazetari hungarez Dr. Mészáros Gyula në revistën javore “VASÁRNAPI ÚJSÁG” të tetorit 1913. Ai e vizitoi qytetin e Vlorës, më pak se një vit pas shpalljes së pavarësisë.

Vlora është pa shumë ngjyra, e lënë pas dore dhe nuk u lë asgjë mangut qyteteve të vogla të Azisë. Rrugë të ngushta dhe pa lidhje, shtëpi të pista dhe të ulta; në rrugë has njerëz të leckosur me plisa të bardhë në kokë. E gjithë kjo kundrejt një peisazhi mjaft piktoresk. Vlora nuk i ngjan kryeqytetit të një vendi dhe nuk ka pamjen e një qyteti europian, atje nuk mund të gjesh ndonjë ndertesë me vlerë të bërë gjatë sundimit Osman, as

edhe ndonjë vepër monumentale. Në fakt, nga sundimi osman tani nuk kanë mbetur shumë gjëra. Nëse shetit pak nëpër qytet, do të shohësh disa ndërtesa të vogla publike të bëra nga qeveria e re, të cilat shërbejnë si zyra. Në një mur, njerëzit kanë fshirë simbolin turk të gjysmëhënës dhe yllit.

Ndërkaq, në rrugë mund të shohësh xhandarë që qarkullojnë me uniforma të vjetëruara turke si dhe shumë pushkë Mauzer – një nga kujtimet e fundit të dominimit të zymtë turk në Adriatik. Njerëzit e thjeshtë këtu janë mjaft të painformuar dhe nuk kanë shumë ide se çfarë është kultura evropiane.

Mbi të gjitha, Shqipëria ka pesë sëmundjet kryesore: tuberkulozin, sifilisin, analfabetizmin, varfërinë dhe gjakmarrjen. Një në tre pacientë vdes nga këto sëmundje.

Prapambetja ndihet në çdo lami të jetës së këtij vendi, ku sundon anarkia. Ligji i vetëm i rendit dhe i sigurisë këtu ka qenë hakmarrja mesjetare.

Vizitoj selinë e kryeministrit të Shqipërisë, Ismail Qemali. Mjedisi i punës këtu është fare i thjeshtë. Ndërtesa ka qenë përdorur si karantina turke e portit të Vlorës. Brenda saj, ka një tryezë pune shumë të ngushtë, ku Ismail Qemal Beu drejton mbledhjet e qeverisë. Nuk është një tryezë e denjë për një seli qeveritare, por Shqipëria ka probleme shumë më të mëdha. Ndërkaq, është gjenia e Ismail Qemalit që i bind njerëzit se duhet luftuar shumë. Ai ka kaluar prova mjaft të vështira para se të shfaqej në historinë e botës.

Shqipëria sot përballet me kërcënimin grek në jug dhe me atë të Serbisë në veri, e cila do të donte të ankesonte pjesën që ajo e quan Serbi e Vjetër. Shqipëria ka rreth 1 milion banorë dhe koha do ta tregojë se si do të shkojnë punët e kufijve. Por shqiptarët janë edhe sot e kësaj dite Bij të Shqiponjave dhe kanë një traditë të vjetër luftarake të trashëguar nga Gjergj Kastrioti, në mbrojtje të këtij vendi, që kufizohet nga male të larta dhe të pakalueshme.

” të tetorit 1913. Ai e vizitoi qytetin e Vlorës, më pak se një vit pas shpalljes së pavarësisë.

Në vjeshtën e tretë të viti të kaluar, më 28 nëntor, kur Shkodra ishte e rrethuar, kur Durrësi dhe pothuajse i gjithë territori shqiptar kishin rënë në duart e serbëve, Ismail Qemaili shpalli pavarësinë e Shqipërisë. Në atë kohë, kishte vetëm një qytet që ende nuk ishte pushtuar në këtë shtet të porsalindur të Ballkanit. Ky qytet në jug të Shqipërisë ishte Vlora, e cila tani është krenare si kryeqytet i Shqipërisë së pavarur, të shpallur në atë datë.

Vlora u shpall kryeqytet aty për aty, ishte një emërim i pavullnetshëm, e megjithatë ky fakt nuk ka ndryshuar asgjë. Vlora vazhdon të jetë një qytet i vogël, i lënë pas dore në këtë vend ballkanik, ashtu si qytetet e tjera në të gjithë vendin. Pata rastin të ankorohem me anije në portin e Vlorës. Uji është i kristaltë, në breg shikon varkat shqiptare dhe plazhi ka ngjyra të ndezura. Duke kërkuar të takohem me njeriun që shpalli pavarësinë, përpara më del një ndërtesë në ngjyrë të verdhë, paksa të dalë boje, që ndodhet mu në buzë të detit. Quhet Pallati i Kryeministrit. Vlora është një qytet interesant dhe në të njëjtën kohë i çuditshëm, që rrethohet nga bahçe ullinjsh. Ajo nuk është larg Europës, është në Ballkan, por duket sikur të ishte në Azi.

Vlora është pa shumë ngjyra, e lënë pas dore dhe nuk u lë asgjë mangut qyteteve të vogla të Azisë. Rrugë të ngushta dhe pa lidhje, shtëpi të pista dhe të ulta; në rrugë has njerëz të leckosur me plisa të bardhë në kokë. E gjithë kjo kundrejt një peisazhi mjaft piktoresk. Vlora nuk i ngjan kryeqytetit të një vendi dhe nuk ka pamjen e një qyteti europian, atje nuk mund të gjesh ndonjë ndertesë me vlerë të bërë gjatë sundimit Osman, as

edhe ndonjë vepër monumentale. Në fakt, nga sundimi osman tani nuk kanë mbetur shumë gjëra. Nëse shetit pak nëpër qytet, do të shohësh disa ndërtesa të vogla publike të bëra nga qeveria e re, të cilat shërbejnë si zyra. Në një mur, njerëzit kanë fshirë simbolin turk të gjysmëhënës dhe yllit.

Ndërkaq, në rrugë mund të shohësh xhandarë që qarkullojnë me uniforma të vjetëruara turke si dhe shumë pushkë Mauzer – një nga kujtimet e fundit të dominimit të zymtë turk në Adriatik. Njerëzit e thjeshtë këtu janë mjaft të painformuar dhe nuk kanë shumë ide se çfarë është kultura evropiane.

Mbi të gjitha, Shqipëria ka pesë sëmundjet kryesore: tuberkulozin, sifilisin, analfabetizmin, varfërinë dhe gjakmarrjen. Një në tre pacientë vdes nga këto sëmundje.

Prapambetja ndihet në çdo lami të jetës së këtij vendi, ku sundon anarkia. Ligji i vetëm i rendit dhe i sigurisë këtu ka qenë hakmarrja mesjetare.

Vizitoj selinë e kryeministrit të Shqipërisë, Ismail Qemali. Mjedisi i punës këtu është fare i thjeshtë. Ndërtesa ka qenë përdorur si karantina turke e portit të Vlorës. Brenda saj, ka një tryezë pune shumë të ngushtë, ku Ismail Qemal Beu drejton mbledhjet e qeverisë. Nuk është një tryezë e denjë për një seli qeveritare, por Shqipëria ka probleme shumë më të mëdha. Ndërkaq, është gjenia e Ismail Qemalit që i bind njerëzit se duhet luftuar shumë. Ai ka kaluar prova mjaft të vështira para se të shfaqej në historinë e botës.

Shqipëria sot përballet me kërcënimin grek në jug dhe me atë të Serbisë në veri, e cila do të donte të ankesonte pjesën që ajo e quan Serbi e Vjetër. Shqipëria ka rreth 1 milion banorë dhe koha do ta tregojë se si do të shkojnë punët e kufijve. Por shqiptarët janë edhe sot e kësaj dite Bij të Shqiponjave dhe kanë një traditë të vjetër luftarake të trashëguar nga Gjergj Kastrioti, në mbrojtje të këtij vendi, që kufizohet nga male të larta dhe të pakalueshme.

Loading...
Loading...

Shiko poashtu

E vërteta që tronditi maqedonasit: Maqedonia nuk ka lidhje me Aleksandrin e Madh (VIDEO)

Kryetari i parë i Maqedonisë, Kiro Gligorov, ka thënë kohë më parë se maqedonasit duan …

Leave a Reply

Loading...