Kryefaqja / HISTORI / KRIMET GREKE / Si u zhbënë çamët para syve të shqiptarëve

Si u zhbënë çamët para syve të shqiptarëve

Shkruan: Brilant Gashi

Sic e dimë edhe ne çështja çame fillon më 1913 me caktimin e kufijve të Shqipërisë ku dhe në jug Çamëria ishte shkëputur nga trungu i Shqipërisë duke i’u bashkuar në këtë mënyrë Greqisë ku popullsia greke solli masakra në këtë krahinë që nga viti 1913 deri në vitin 1945.

Në këtë shkrim dua të shkruaj për zhbërjen e çamëve para syve të shqiptarëve ku edhe si u duk se shqiptarëve nuk dëshiron që t’ia dinte për këtë popullatë që kishte merituar të jetojë por që sot në atë krahinë nuk gjen më shqiptarë, vetëm pak.

Në vitet 1913 u krye masakra e Selanit ku u vranë 72 krerët në përroin e Selanit dhe që në atë kohë filloi dhe zhbërja e çamëve deri në vitin 1945.

Edhe shqiptarët e panë që çamët filluan që të shikojnë se po fillon zhbërja e çamëve dhe akuzat që kishin ngritur qeveritë greke për çamët nga viti 1916 deri në vitet 1945 ka qenë një dhe e njëjta : Çamërit janë mbështetës, janë bashkëpunëtorë të Italisë dhe këtë e bënë për t’i zhbërë më shpejt ata.
Pra edhe vet Shqiptarët e panë që çamët po zhbëheshin nga ditët e para të pushtimin grek deri në vitet 1945 dhe heshtën por nuk e di se pse heshtën.
Përse të kishin heshtur veç disa të tjerëve që i’u kujtua kjo çështje si promotorit Musa Demi, Faik Konica dhe disa të tjerëve.
Në vitet 1923 u pa zhbërja e pjesshme e çamëve nga tokat e tyre sipas traktatit të Lausannes ku do të shkëmbeheshin popullsitë Greko-Turke .
Pra zhbërja e çamëve u pa pikërisht në vitet 1923-24-25 duke u shprëngulur mëse 30.000 çamë.
Grekët dhe Turqit pajtuan interesat e tyre në kurriz të popullsisë çame por edhe vet çamët kishin bërë krime hakmarrëse në popullatën greke.
Që nga vitet 1923-1944 u bë zhbërja e tërësishme e popullatës çame duke u vrarë, masakruar e ç’nderuar gra, femijë, pleqë e burra nga shumë banda të ndryshme ku dhe në atë kohë çamërit për shqiptarët kishin filluar të mos egzistonin.
Zhbërja e tërë e çamëve u bë pikërisht në vitet 1944 duke u masakruar shumë çamë gra, femijë e pleqë nga bandat e egra të Napoleon Zervës të cilat nuk treguan mëshirë për atë popull ku masakra më e madhe u bë më 27 qershor të vitit 1944 ku bandat e Zervës për një natë masakruan 2000 çamë në Paramithi.
Por sot ku janë çamët ?
Ku janë zhdukur ?
Dhe pyetja ime më e rëndësishme është se a do të kthehen ata ndonjëherë ?

Loading...
Loading...
Loading...
Loading...

Shiko poashtu

Genocidi grek ndaj Çamërisë dhe roli famëkeq i misionit britanik

Historia e marrëdhënieve shqiptaro-britanike ka një udhë të gjatë zhgënjimesh në dëm të tokës arbnore …

Leave a Reply

Loading...