Kryefaqja / LAJME / ‘Heqja e vizave mund të shtyhet edhe pas vitit 2019’

‘Heqja e vizave mund të shtyhet edhe pas vitit 2019’

Premtimi se qytetarët e Kosovës në fund të këtij viti do të mundë të lëvizin pa viza në Zonën Schengen po del të jetë mashtrimi i radhës. Kjo për faktin se të premten e ardhshme (më 7 dhjetor) Këshilli i Ministrave të BE-së ka mbledhjen e fundit për këtë vit, përderisa pak ditë para këtij takimi tri organet e BE-së, Komisioni, Parlamenti dhe Këshilli, ende nuk kanë dalë me një dokument të përbashkët për liberalizim të vizave, shkruan gazeta “Zëri”.

Njohësi i integrimeve, Besnik Vasolli, ka thënë për “Zërin” që gjasat janë minimale që heqja e vizave për Kosovën të jetë pjesë e agjendës së Këshillit të Ministrave më 6 ose më 7 dhjetor të këtij viti.

“Gjasat janë shumë të vogla, në fakt nuk ka indikacione që do të hyjë Kosova në agjendën e ministrave. Por edhe nëse eventualisht do të hynte në agjendë dhe nëse hipotetikisht presim që vendimi do të ishte pozitiv, atëherë hyrja në fuqi e vendimit nuk do të mundë të ndodhte sivjet, por tek në fillim të vitit të ardhshëm”, ka thënë Vasolli.

Loading...
Loading...

Shiko poashtu

Kryeministri kanadez: Rusia nuk është e mirëpritur në G7

Kanada nuk e mbështet kthimin e Rusisë në Samitin e G7, , të propozuar nga …

Leave a Reply

Loading...