Kryefaqja / OPINION / ULTRANACIONALISTËT SHOVINISTË GREKË DËSHMOJNË AGRESIVITETIN KUNDËR SHQIPËRISË DHE KOSOVËS

ULTRANACIONALISTËT SHOVINISTË GREKË DËSHMOJNË AGRESIVITETIN KUNDËR SHQIPËRISË DHE KOSOVËS

Nga Qemal Lame

Parlamenti Evropian vlerësohet si institucioni i lartë demokratik. Por fatkeqësisht në këtë parlament është e përfaqësuar edhe partia ultranacionaliste shoviniste antishqiptare Agimi i Artë.

Në debatin për Shqipërinë në Parlamentin Europian, ku u diskutua me inistimin e eurodeputetët ultranacionalsitë grekë, vrasja e terroristit në Bularat, padrejtësisht dhe me armiqësi kanë akuzuar Shqipërinë dhe Kryeministrin shqiptar. duke kërkuar zbardhjen e vrasjes së Kostandinos Kacifas.

Eurodeputeti grek, Georgios Epitideios i cili mban gradën ushtarake gjeneral dhe është nënkryetar i Agimit të Artë, ka mbajtur një nga fjalimet më anti shqiptare në Bruksel. Në tre ndërhyje që ka bërë gjatë debatit, ai i ka bërë thirrje BE të mos e pranojë Shqipërinë.

“Shqipëria është shumë larg BE. Nuk respekton Kartën e Kopenhagenit. Vrasja e Aristoel Gumës në vitin 2012 dhe vrasja e Kostandinos Kacifas tregojnë se në këtë shtet nuk ka as minimumin e respektimit të të drejtave të njeriut. Kryeministri Edi Rama ka terrorizuar banorët e minoritarë grek në Shqipëri dhe nuk ka lejuar që të kryheshin homazhe për varrimin e Kostandinos Kacifas. Në këtë situatë Shqipëria nuk ka të drejtë të kërkojë hapjen e negociatave”,- ka deklaruar Georgios Epitideios.

Të njëjtin qëndrim gjenerali grek ka mbajtur dhe kur është diskutuar raporti për Kosovën në Parlamentin Europian. Georgios Epitideios deklaroi se “Kosova është zemra e kulturës serbe”.

Parlamenti dhe Komisioni Evropian njohin politikën e ultranacionalistëve grekë dhe dënojnë shovinizmin nga cilido që e mbron, qoftë edhe përfaqësues në institucionet evropiane.

Bashkimi Evropian nuk mbështet ultranacionalistët shovinistë grekë në pretendimet e tyre apsurde për ndërhyrje në sovranitetin, integritetin teritorial të Shqipërisë, veprimtarisë së pavarur të institucioneve shtetërore, prokurorisë e gjykatës, si dhe helenizimin artificial të shqiptarëve.

Vrasja e Terroristit në Bularat dhe politika shoviniste për Vorio Epirin janë të sqaruara, dokumentuara dhe bërë të njohura publikisht. Së shpejti priten nga Prokuroria Shqiptare edhe rezultat përfundimtare të hetimit të çështjes.

Shqipëria dhe Kosova do të antarësohen me meritë në Bashkimin Evropian.

03 dhjetor 2018 11:49

Loading...
Loading...

Shiko poashtu

“Partitë politike duan destabilizim, ende se kuptojë që studentët e kapën demin nga brirët”

I ftuar në emisionin Top Talk avokati Spartak Ngjela foli mbi protestën e studentëve, duke …

Leave a Reply

Loading...