Të shtunën në Bularat do të organizohet një ceremoni përkujtimore për terroristin grek Konstandin Kacifën, i vrarë më 28 tetor në Bularat, pasi që kishte sulmuar me arme zjarri policinë e shtetit shqiptar.
Prokuroria shqiptare nuk ka zbardhur ende dinamikën e ngjarjes, ndërsa ceremonia mortore për të riun monoritar u shndërrua në një manefistim nacionalist, që pasoi me shpalljen non grata të 52 shtetasve grekë.
Në mediat shqiptare pati shumë reagime dhe kritika për financimin e arkmortit nga Bashkia e Dropullit. Siç bëri me dije për mediat greke nënkryetari i bashkisë së Dropullit, Mihalis Manos, qarku i Gjirokastrës nuk i ka dhënë leje bashkisë të organizojë dhe mbulojë shpenzimet për përkujtimoren, ashtu siç bëri për funeralin e Kacifës.
Ethnos.gr shkruan se mbi 1 mijë persona pritet të marrin pjesë në përkujtimoren për Konstandin Kacifën. Një pjesë do të vijnë sërish nga Greqia. Zbardhja e kësaj çështje u përfshi si amendament edhe në rezolutën e miratuar pak ditë më parë nga Parlamentin Europian për Shqipërinë me kërkesë të eurodeputetëve grekë.