Kryefaqja / LAJME / Serbia dezinformon me mesazhe për Aeroportin e Prishtinës

Serbia dezinformon me mesazhe për Aeroportin e Prishtinës

Driton Hyseni, menaxher i planifikimit të fluturimeve në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës, ka publikuar disa mesazhe ku shihet se Avioni Civil i Serbisë dezinformon operatorët ajror.

Kjo sipas Hysenit po bëhet duke u dërguar mesazhe atyre se Aeroporti i Prishtinës është i mbyllur për trafik ajror civil dhe se nuk jepen leje për operime.

“Përveç bllokadës së hapësirës ajrore mbi territorin e Serbisë për fluturimet që kanë destinacion e origjinë Aeroportin Adem Jashari, autoritetet serbe vazhdojnë me gënjeshtra e tentativa për lajthitje e bllokim të operatorëve ajror. Që nga përfundimi i luftës sonë çlirimtare autoritetet e Aviacionit Civil të Serbisë dezinformojnë operatorët ajror me mesazhe se Aeroporti i Prishtinës është i mbyllur për trafik ajror civil dhe se nuk jepen leje për operime”

” Një mesazh i tillë i ishte dërguar edhe këtë mëngjes një operatori ajror që planifikon të realizoj fluturime nesër në aeroportin “Adem Jashari. Normalisht, Lejet i jep Kosova. Gënjeshtarët nuk do ta kenë mundësinë asnjëherë më, jemi ne këtu!”, ka shkruar Hyseni në Facebook.

Loading...
Loading...

Shiko poashtu

Kryeministri kanadez: Rusia nuk është e mirëpritur në G7

Kanada nuk e mbështet kthimin e Rusisë në Samitin e G7, , të propozuar nga …

Leave a Reply

Loading...