Kryefaqja / LAJME / Të lehurat e kota të Serbisë! Brnabiç kërcënon Kosovën me luftë nëse krijohet ushtria

Të lehurat e kota të Serbisë! Brnabiç kërcënon Kosovën me luftë nëse krijohet ushtria

Kryeministrja e Serbisë, Ana Brnabiç, ka deklaruar të mërkurën se paralajmërimi për formimin e krijimit të Ushtrisë së Kosovës, mund të shkaktojë ndërhyrje të armatosur të Serbisë.

Kryeministrja ka deklaruar se ajo shpreson që nuk do ta përdorë ushtrinë, por sipas saj përdorimi i ushtrisë serbe është opsion për shkak të paralajmërimeve të autoriteteve kosovare për krijimin e Ushtrisë së Kosovës, shkruan Insajderi.

“Shpresoj se kurrë nuk do të duhet ta përdorim ushtrinë tonë, por kjo është aktualisht një nga opsionet në tryezë”, ka deklaruar Brnabiç, raporton Ëashington Post.

Kujtojmë që ditë më parë kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli deklaroi se 14 dhjetori do të jetë data kur Kosova do ta krijoj ushtrinë e shtetit.

Sipas deklaratave të zyrtarëve të shtetit të Serbisë, krijimi i Ushtrisë së Kosovës do të përdorët për ndjekjen e serbëve në Kosovës, pavarësisht se liderët kosovarë mohojnë një gjë të tillë.

Loading...
Loading...

Shiko poashtu

Kryeministri kanadez: Rusia nuk është e mirëpritur në G7

Kanada nuk e mbështet kthimin e Rusisë në Samitin e G7, , të propozuar nga …

Leave a Reply

Loading...