Kryefaqja / LAJME / Ekzekutimi i të riut në Greqi, Tirana: Jemi të shqetësuar për serinë e vrasjes së shqiptarëve, Athina t’u verë fre ekstremistëve

Ekzekutimi i të riut në Greqi, Tirana: Jemi të shqetësuar për serinë e vrasjes së shqiptarëve, Athina t’u verë fre ekstremistëve

Ministria shqiptare për Europën dhe Punët e Jashtme ka reaguar ashpër pas vrasjes së 18-vjeçarit Marios Isak mbrëmë në Kavalla të Greqisë. Institucioni i drejtuar nga Ditmir Bushati shpreh shqetësimin për serinë e vrasjes së shqiptarëve në Greqi përgjatë dy javëve të fundit, pasi kjo është vrasja e katërt.

MEPJ shpreh indinjatën e thellë për humbjen e jetëve të shqiptarëve dhe shton tonet ndaj Greqisë pasi sipas Tiranës zyrtare po vonohet zbardhja e këtyre ngjarjeve. Ministria shqiptare kërkon që Greqia të dënojë dhe t’u vendosë fre ekstremistëve të Agimit të Artë dhe të tjerëve. I riu shqiptar Mario Isak i lindur në Kavalla në vitin 2000 u gjet i vdekur mbrëmë pranë shtëpisë.

Deklarata e plotë e Ministrisë së Jashtme shqiptare

Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme është njoftuar nëpërmjet Ambasadës në Athinë se dje në mbrëmje, më datë 04.12.2018 në zonën e Kavallës, është gjendur i pajetë shtetasi shqiptar Marios Isak i datëlindjes 31.7.2000, lindur në Kavalla, Greqi. MEPJ shpreh keqardhjen e thellë për humbjen e jetës së të riut shqiptar dhe i shpreh ngushëllimet më të ndjera familjes dhe të afërmve të tij. Ambasada e Republikës së Shqipërisë në Athinë është në kontakt me familjen e të ndjerit për ofrimin e asistencës së nevojshme. Kjo është vrasja e katërt e një qytetari shqiptar brenda dy javëve të fundit. MEPJ shpreh shqetësimin për serinë e vrasjes së shqiptarëve në Greqi përgjatë dy javëve të fundit dhe në të njëjtën kohë solidaritetin me familjet e tyre.

MEPJ shpreh indinjatën e thellë për humbjen e jetëve të bashkëkombasve tanë, ndjenja këto që thellohen nga vonesat në zbardhjen e këture ngjarjeve nga autoritetet greke. MEPJ dënon ashpër sfondin e ekstremizmit dhe gjuhës së urrejtjes që ka shoqëruar këto ngjarje në vendin fqinj dhe i bën thirrje autoriteteve greke për dënimin dhe vënien fre të çfarëdo përpjekjeje të Agimit të Artë apo segmentëve të tjera ekstremiste për të cënuar sigurinë dhe dinjitetin e shqiptarëve që punojnë e kontribuojnë në vendin fqinj.

Nuk pranojmë kurrsesi të mësohemi as me thirrjet e tyre ksenofobe në kanalet e komunikimit dhe as me viktimizimin patetik e nacionalist të ndonjërit syresh që nuk lë rast pa sulmuar Shqipërinë në instancat evropiane. Në kushtet kur bashkëkombasit tanë po ndjejnë trysninë e një fushate të pashpallur urrejtjeje dhe dhune, MEPJ shpreh angazhimin e Shtetit shqiptar për t’i dhënë viktimave dhe familjeve të tyre mbështetjen e nevojshme ligjore dhe financiare për të mbrojtur të drejtat e tyre themelore, si pjesëtarë të komunitetit më të madh evropian që jeton, studion dhe kontribuon prej dekadash ne Greqi.

Loading...
Loading...

Shiko poashtu

Kryeministri kanadez: Rusia nuk është e mirëpritur në G7

Kanada nuk e mbështet kthimin e Rusisë në Samitin e G7, , të propozuar nga …

Leave a Reply

Loading...