Kryefaqja / LAJME / Krimineli Sheshel kërkon të vendosen trupa të Rusisë dhe Kinës në Kosovë
Serbian ultra-nationalist leader Vojislav Seselj, surrounded by his Radical Party supporters, burns a NATO flag during a protest in front of the Special Court building in Belgrade, March 10, 2016. REUTERS/Stringer

Krimineli Sheshel kërkon të vendosen trupa të Rusisë dhe Kinës në Kosovë

I shpallur para disa ditësh nga Gjykata e Hagës si kriminel lufte, Vojislav Sheshel ka thënë se Këshill i Sigurimit duhet të mblidhet urgjentisht për të diskutuar situatën në Kosovë.

Mediet në Serbi i kanë ofruar mikrofonin Sheshelit, për të dhënë idetë e tij lidhur me zhvillimet në Kosovë.

Ai ka thënë se Serbia mund të marrë edhe masa më rigoroze ‘nëse është e nevojshme”.

“Nëse Rusia dhe Kina do të bëheshin bashkë dhe të dërgonin një kontigjent trupash në kuadër të KFOR’it, më e mira është të vendoseshin në veri si vendi primar për të vendosur rendin dhe paqen si dhe për të dërguar ushqim atje”, ka thënë Sheshel.

Ai ka dhënë edhe mendimin e tij për taksën e vendosur nga Republika e Kosovës, duke thënë se ‘ajo duhet të hiqet menjëherë dhe nëse Kosova nuk e bën këtë, të detyrohet nga Kina dhe Rusia’.

Loading...
Loading...

Shiko poashtu

Kryeministri kanadez: Rusia nuk është e mirëpritur në G7

Kanada nuk e mbështet kthimin e Rusisë në Samitin e G7, , të propozuar nga …

Leave a Reply

Loading...