Nga Ardian Muhaj

Ditët e fundit janë vrarë disa shqiptarë në zona të ndryshme të Greqisë. Duket qartë se këto vrasje nuk kanë ndonjë lidhje mes tyre përderisa bëhet fjalë për raste të shkëputura dhe të ndryshme gjeografikisht nga Korfuzi, në Kavalla, Selanik, Athinë apo Kretë. Lidhja e vetme që i përbashkon është urrejtja patologjike që ushqehet për shqiptarët në Greqi. Megjithatë vrasjet e shqiptarëve në Greqi pa ndonjë shkak të dukshëm, përveç urrejtjes patologjike që sponsorizohet nga shteti e kisha greke nuk janë risi. Shqiptarët janë vrarë më keq se bagëtia në Greqi ka dy shekuj.
Sot mjetet e informacionit dhe veçanërisht rrjetet sociale na mundësojnë të marrim vesh për këto vrasje pothuajse në kohë reale.

Grekët kanë vrarë shumë shqiptarë brenda territorit të shtetit shqiptar dhe ata të vrarë nuk janë as statistikë madje. Historiografia shqiptare, opinioni publik shqiptar është përpjekur t’i fshehë, të minimizojë, t’i harrojë duke u përpjekur që gjaku i atyre shqiptarëve të pafajshëm, civilë, gra, pleq e fëmijë mundësisht të harrohet.

Masakrat e krimininelëve grekë në Shqipërinë e Jugut në vitin 1914 historianët tanë janë përpjekur me sa kanë pasë mundësi t’i fsheshin, të mos i paraqesin, të shmangin vëmendjen mbi gjëra dytësore të ndodhura larg, sa më larg vendmasakrave. Edhe masakrat dhe dëbimin genocidal të shqiptarëve të Çamërisë menjëherë pas “çlirimit” e ka fshehur pikësëpari vetë regjimi enverist e pastaj ua ka ngarkuar si detyrë edhe diplomatëve, gazetarëve, historianëve. Detyrë e kryer me turp e me përpikmëri te madhe prej tyre.

Jemi në paradoksin që historianët tanë nga njëra anë janë përpjekur të mbulojnë masakrat masive të serbëve, grekëve, malazezëve, dhe nga ana tjetër të shmangin objektivin dhe të stërzmadhojnë vrasjet e osmanëve, gjermanëve dhe italianëve. Ky paradoks dhe paturpësi historiografike ka kontaminuar edhe gjuhën shqipe. Në 25 shekuj të historisë së shqiptarëve që nga ilirët e deri më sot në gjuhën shqipe kanë marrë statusin e qytetarisë vetëm dy koncepte të pushtimit. Vetëm shek. XV-XX, pra 500 vite të sundimit osman dhe vitet 1939-1944, pra 5 vite të pushtetit Italian e gjerman konsiderohen pushtim.

Ky kryeparadoks ka pjellë nayrshëm paradokse të tjera. Përrallat me kolaboracionistë të gjermanëve e italianëve tashmë u tregohen shqiptarëve që pa lindur. Kurse të vërtetat me kolaboracionistë të serbëve, malazezëve, grekëve nuk ua thotë kush shqiptarëve gjithë jetën, madje as kur i përcjellim në varr.