Kryefaqja / LAJME / Protesta e studentëve zbraps ministrinë e Arsimit, hiqet tarifa e provimeve të mbartura

Protesta e studentëve zbraps ministrinë e Arsimit, hiqet tarifa e provimeve të mbartura

Ministria e Arsimit shfuqizon vendimin dhe heq tarifën për provimet e mbartura.

Zbrapsja e MAS ndodhi pasi qindra studentë të të gjithë universiteteve në Tiranë u vendosën para godinës së ministrisë dhe po protestonin për më shumë se 4 orë.

Me thirrjet “E duam Shqipërinë si gjithë Europa” një numër i madh studentësh vijojnë të protestojnë prej orës 10:00 para ministrisë së Arsimit.

Ata kërkojnë përmirësimin e kushteve të arsimimit në Universitete dhe lehtësira të tarifave. Studentët mbajnë në duar pankarta ku shkruajnë: ‘Mos na rrëno të ardhmen tonë!’ ‘Boll i zhvatët studentët’. Studentët thonë se gjithashtu nuk do të ndalen derisa të anulohet pikën 4 të VKM 288 sipas së cilës duhet paguar tarifa 6700 lekë për çdo kredit të mbartur.

Aktualisht para ministrisë ndodhen studentë të Fakultetit të Drejtësisë, Mjekësisë, Shkencave Sociale, Histori Filologjisë, Gjuhët e Huaja dhe Shkencat e Natyrës dhe Universitetit Bujqësor.

“O ministrja të heqë VKM o VKM do heqë ministren” tha një student në orën 12:50 ndërsa nga zyra e shtypit e ministrisë së Arsimit u mësua se pas pak pritet të ketë një deklaratë për median.

Kishte momente kur studentët kanë hedhur vezë dhe letra higjienike drejt godinës.

Ata nuk pranojnë të negociojnë por kërkojnë anulimin e vendimit

Protesta ka dhe në Universitetin e Durrësit, Korçës dhe Elbasanit.

Ora News po përcjell protestën minutë pas minute dhe protesta vijon.

Në orën 12: 37 u mësua se brenda godinës së Ministrisë po mbahet një takim i ministres me rektorët e universtieteve.

“Nëse nuk do të japin një përgjigje pozitive ne do të vijojmë të jemi këtu” tha një studente.”

Loading...
Loading...

Shiko poashtu

Edhe BE mbështet studentët

Pas kërkesës së shtuar të studentëve drejt Ambasadave të BE dhe SHBA-së në vendin tonë, …

Leave a Reply

Loading...