Kryefaqja / LAJME / Reagon BE: Ushtria e Kosovës vetëm në përputhje me Kushtetutën

Reagon BE: Ushtria e Kosovës vetëm në përputhje me Kushtetutën

Pas paraljmërimeve të sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, rreth transformimit të FSK-së në Ushtri, ka reaguar edhe Bashkimi Evropian.

Zëdhënësja e BE-së, Maja Kocijançiq ka deklaruar se mandati i FSK-së duhet të ndryshohet vetëm në përputhje me Kushtetutën e vendit.

“BE vazhdon të ndajë pikëpamjet e qarta të NATO-s se mandati i FSK-së duhet të ndryshohet vetëm përmes një procesi gjithëpërfshirës në përputhje me Kushtetutën”, ka deklaruar Kocijançiq.

Më heret gjatë ditës sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg tansformimin e FSK-së e ka cilësuar proces të rrezikshëm.

Ai ka thënë se Prishtina do të përballet me pasoja serioze nëse vazhdon me transformimin e FSK-së në Ushtri.

Kryeministri Ramush Haradinaj është shprehur i bindur se transformimi i FSK-së në ushtri nuk do të prish marrëdhëniet e Kosovës me NATO-n.

Madje ai potencoi se transformimi i FSK-së në Ushtri është në përputhje me Kushtetutën.

“Krijimi i ushtrisë apo mandatimi i Ushtrisë javën që vjen është proces i brendshëm është në përputhje me Kushtetutën tonë, më të avancuarën në botë. Një kushtetutë e cila përmban në vete të gjitha vlerat e demokracisë. Për formimin e Ushtrisë kemi zhvilluar biseda intensive me të gjitha palët e interesuara. Aleanca e NATO-s ka peshë të madhe, ajo mund t’i shpreh mendimet e veta, mirëpo Kosova është e sigurt se asnjëherë nuk do t’i sjellë në rrezik marrëdhëniet me NATO-n”, ka thënë Haradinaj.

Reagimi i tyre erdhi pasi që kryesia e Kuvendit të Kosovës mori vendim që në seancën e 14 dhjetorit të votohen projektligjet për FSK-në.

Loading...
Loading...

Shiko poashtu

Letër e hapur nga Grupi i heronjëve të Kumanovës: “Do ta ndjekim Gruevskin, Mijallkovin dhe Ali Ahmetin deri në fund të botës! Ne nuk kemi ardhur as për para, e as për përfitime por për të realizuar qëllimin kombëtar dhe për shkak të mosrealizimit të Marrëveshjes së Ohrit.”

Grupi i Kumanovës, përmes familjarëve të tyre ka dërguar një reagim publik. Në këtë reagim …

Leave a Reply